LAJMI I FUNDIT:

Ermonela Jaho në Operën Kombëtare Greke

Ermonela Jaho në Operën Kombëtare Greke

Opera Kombëtare Greke ka rihapur dyert, duke prezantuar një video sa inteligjente aq dhe humoristike, të titulluar “Opera greke është e sigurt”, me qëllim informimin e publikut për masat mbrojtëse të marra në perfeksion.

Shfaqja e parë për sezonin e ri është “Madama Butterfly” nga Giacomo Puccini. Ishte një punë historike për Operën Kombëtare Greke, pasi është opera e parë e vënë në skenë ndonjëherë nga ajo si një organizatë e sapo-themeluar, më 25 tetor 1940, tre ditë para shpalljes së luftës italo-greke. Ermonela Jaho është rikthyer në skenë pas tetë muaj ndërprerje.


“Përpara dhe pas çdo shfaqjeje jam e përlotur, sepse ndihem me fat që jam atje. E puth skenën sa herë që marr duartrokitje. Ndoshta sepse mund të jetë hera e fundit. Ndoshta sepse shfaqja tjetër do të jetë pas disa muajsh. Emocionalisht është diçka e pabesueshme. Më tepër se e çuditshme është paksa e vështirë të mos e shohësh të gjithë publikun, të ndjesh energjinë që përcjell ai. Por sërish, edhe nëse është një person i vetëm që të sheh, që krijon një lidhje me ty, është një arritje”, tha Jaho.