LAJMI I FUNDIT:

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

Në mëngjesin e sotëm në pedanën e “Tokyo International Forum” është paraqitur edhe peshëngritësi ynë i shquar Erkand Qerimaj.

Ai ka konkurruar në baterinë B të peshës deri 81 kilogramë, duke u renditur i pari me 338 kilogramë në dygarësh.


Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi Qerimaj, i shfrytëzoi të tria provat që kishte në dispozicion. Ai e filloi garën me 151 kg, për të kaluar më pas në 155 kg dhe mbyllur stilin me 157 kilogramë të ngritura.

Në stilin e shtytjes, në proven e parë Erkandi ngriti me lehtësi 181 kg, ndërkohë që në proven e dytë tentoi 185 kilogramë. Në vërtetë ai e ngriti mbi gjoks shtangën, por nuk shtyu mirë dhe dështoi. Në provën e tretë Qerimaj tentoi të ngrinte 187 kg., por nuk mundi.

Kësisoj, peshëngritësi Erkand Qerimaj, me 338 kilogramë. të ngritura në dygarësh u rendit në vendin e pare në baterinë B, ku duhet thënë se diferenca e tij, me kundërshtarët ishte mjaft e dukshme.

Gjithsesi për të përcaktuar vendin, ku do të renditet përfundimisht peshëngritësi ynë Qerimaj, duhet pritur përfundimi i konkurrimit në baterinë A të peshës deri 91./JN/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori