LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta “shkundin” aeroplanin në qiell (Video)

Erërat e forta “shkundin” aeroplanin në qiell (Video)

Aeroplani i aviokompanisë “British Airways” që po udhëtonte nga Londra, nuk ka arritur të aterrojë në aeroportin ndërkombëtar në brigjet e Gjibraltarit, për shkak të erërave të forta që kanë bërë që aeroplani të lëvizte herë majtas e herë djathtas.

Pasagjeri Eli Haset ka deklaruar për BBC, për momentin rrëqethës që e ka përjetuar gjatë udhëtimit me këtë aeroplan. Sipas tij, pasagjerët frikësoheshin se mund ta pësojnë me jetë, transmeton Telegrafi.


“Fillova të lutem dhe të mendoj për gruan dhe fëmijët”, ka thënë Haset duke shtuar se ishte i bindur se do të përfundojë në det.

Siç raporton CNN, piloti i aeroplanit është detyruar ta ndërrojë kursin pas erërave të forta. Fluturimi BA492 fillimisht ishte planifikuar të niset nga aeroporti Heathrow rreth orës 8:25 dhe të aterrojë në brigjet e Gjibraltarit në 12:10.

Megjithatë, ai nuk arriti atje dhe kështu u detyrua të zbret në Malaga të Spanjës rreth orës 12:41. E gjitha ndodhi për shkak të erërave të forta.

Video të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale shfaqin aeroplanin duke lëvizur anash derisa po tentonte të aterronte. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zyrtarët e kësaj aviokompanie pretendojnë se të gjithë pasagjerët kanë dalë nga aeroplani pa as lëndimin më të vogël.

Videon e ka filmuar Richary Veli, i cili ka deklaruar se ishte duke punuar në zyrën e tij kur dëgjoi zhurmën e motorëve dhe kështu vendosi ta filmojë atë moment. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori