LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta dhe dallgët e trazuara “shkundin” jahtin afro 90 metra të gjatë  – përplaset në port

Erërat e forta dhe dallgët e trazuara “shkundin” jahtin afro 90 metra të gjatë  – përplaset në port

Super jahti që është në pronësi të miliarderit pakistanez, e gjatë 86 metra, është përplasur në portin e ishujve të Karrabieve. E gjitha ndodhi për shkak të motit të ligë dhe erërave të forta.

Jahti Ecstasea është filmuar kur humb kontrollin në afërsi të një ure në bregun Simpson në Sint Maarten. Në një moment gjithçka dukej në rregull, por pa kaluar pak sekonda përplas një kabinë të vogël që e shkatërron të tërën, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve besohet ishin erërat e forta dhe dallgët e trazuara, që “ndihmuan” që kapiteni të humb kontrollin mbi jahtin dhe të përplaset në port.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa porti i është rikthyer punës pas pastrimit të terrenit nga ekipet kompetente. /Telegrafi/