LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin që ndodhi në Stamboll

Erdogan: Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin që ndodhi në Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka reaguar lidhur me shpërthimin që ndodhi sot në sheshin Taksim të Stambollit.

Duke folur në një konferencë shtypi përpara nisjes për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e 17-të të G20-ës, ai tha se bazuar në informacionet fillestare nga guvernatori i qytetit, ka sinjale se shpërthimi mund të ketë qenë akt terrorist.


Vëzhgimet e para tregojnë gjithashtu se një grua ka pasur rol në shpërthim, tha ai, duke shtuar se të gjithë autorët do të identifikohen, raporton Anadoly Agency.

Ai gjithashtu deklaroi se nga shpërthimi kanë mbetur të vdekur gjashtë persona derisa 53 të tjerë kanë mbetur me lëndime.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë momentin e shpërthimit nga kënde të ndryshme. /Telegrafi/