LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Turqia do të ngritet aty ku janë Amerika dhe Rusia

Erdogan: Turqia do të ngritet aty ku janë Amerika dhe Rusia

“Aty ku janë vendet më të zhvilluara në botë, Amerika, Rusia, edhe Turqia do të ngritet drejt kësaj pozite. Do të jemi në 10 vendet e para”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që zgjedhjet e ditës së nesërme të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të sigurt, raporton Anadolu Agency (AA).


Erdogan iu drejtuar masës në lagjen Beylikduz të Stambollit, dhe me këtë rast iu referua zhvillimeve aktuale. Në fokus të fjalimit të Erdoganit ishin zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

Ai tha se Turqia me ndryshimet kushtetuese ka kaluar në sistemin presidencial. Sipas tij, Turqia në kuadër të këtij sistemi do të fluturojë dhe do të arrijë mbi nivelin e qytetërimeve moderne.

Erdogan po ashtu iu referua edhe politikës së jashtme, duke theksuar se “Turqia në politikën e jashtme nuk është më një vend që dëgjon urdhrat e dikujt, por një vend që është në tryezë dhe në terren”.

Presidenti i Turqisë gjithashtu komentoi edhe pretendimet e kreut të Partisë opozitare Popullore Republikane (CHP) Kemal Kılıçdaroglu dhe kandidatit presidencial Muharrem Ince, në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve.

Ai potencoi se Turqia është shtet i së drejtës, dhe se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për zgjedhjet e nesërme, përfshirë edhe rajonet në juglindje të vendit.

“Zotëri Muharrem, zotëri Kemal, dua t’ju them se Turqia para së gjithash është shtet i së drejtës. Në 16 vitet e fundit nuk kemi pasur shkelje në zgjedhje, me përjashtim në rajonet terroriste në juglindje. Në këto rajone këtë vit kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Në rast se terroristët kërcënojnë procesin zgjedhor, do t’u hipim në qafë”, ka thënë Erdogan.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori