LAJMI I FUNDIT:

Erdogan thotë se Turqia ka shënuar regres në luftën kundër coronavirusit

Erdogan thotë se Turqia ka shënuar regres në luftën kundër coronavirusit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka shënuar regres në betejën kundër coronavirusit, por fokusimi në higjienë, përdorimin e maskave dhe mbajtjen e distancës, do të mbrojë njerëzit dhe do të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet gjatë pjesës së dytë të vitit.

Gjatë këtij muaji, në Ankara u rihapën restorantet dhe kafenetë dhe u hoqën kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve gjatë fundjavave. Por, që prej 1 qershorit, rastet e reja më sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi, janë dyfishuar në Turqi. Pothuajse, 1,600 raste të reja janë raportuar në baza ditore, që ka ngritur shqetësimin e autoriteteve.


“Numrat ditët e fundit, tregojnë se ne kemi humbur pozicionin në luftën kundër epidemisë. Por, ne kemi për qëllim që ta heqim pandeminë nga agjenda jonë, përmes respektimit të higjienës, mbajtjes së maskave dhe respektimit të rregullave të distancës”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv, njofton REL.

Që prej lehtësimit të masave kundër coronavirusit, turqit kanë vërshuar rrugët, parqet dhe qendrat tregtare. Për këtë arsye, të enjten, autoritetet i bën të detyrueshme mbajtjen e maskave.

Në Turqi, deri më tani janë regjistruar mbi 185,000 raste me coronavirus, duke e bërë këtë shtet të 13-tin në botë, për sa i përket numrit të të infektuarve.

Një javë më herët, asociacioni i mjekëve në Turqi, kritikoi qeverinë, për lehtësim të parakohshëm të masave.

Ekonomia e Turqisë është goditur nga masat e vendosura kundër coronavirusit. Por, Erdogan u shpreh se sinjalet e rimëkëmbjes ekonomike kanë qenë “të forta” që prej muajit maj, duke shtuar se “presim një momentum të madh gjatë pjesës së dytë të vitit”.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori