LAJMI I FUNDIT:

Erdogan paralajmëron blerjen e sistemit më të përparuar anti-ajror me rreze të gjata nga Rusia

Erdogan paralajmëron blerjen e sistemit më të përparuar anti-ajror me rreze të gjata nga Rusia

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia do të finalizohet këtë javë.

“Kolegët tanë do të takohen këtë javë për ta përfunduar këtë punë”, tha Erdogan në konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin në Ankara.


S-400 është sistemi më i përparuar anti-ajror me rreze të gjata i Rusisë dhe mund të mbajë tri lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektiva, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese.

Erdogan theksoi se bashkëpunimi Turqi-Rusi është në rritje.

“Bashkëpunimi Turqi-Rusi po rritet çdo ditë e më shumë. Kemi një mjedis harmonik të punës në nivelin politik”, tha Erdogan.

“Vëllimi i tregtisë dypalëshe me Rusinë ka shënuar rritje prej 30 për qind në 10 muajt e parë të vitit 2017”, shtoi ai, duke paralajmëruar rritje të numrit të turistëve rusë në vitin 2018.

Erdogan po ashtu tha se koordinimi strategjik mes dy vendeve do të vazhdojë me mbledhjen e shtatë të këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në takim është folur edhe në lidhje me çështjet rajonale, si njohja e Kudsit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të, hap për të cilin presidenti turk tha se ka shkaktuar indinjatë të madhe në mbarë botën.

“Krahas myslimanëve, ky vendim zhgënjeu edhe të krishterët, e madje edhe hebrenjtë me arsye të shëndoshë”, tha Erdogan.

Erdogan tha se Izraeli është duke i konsideruar zhvillimet e fundit si një mundësi për ta rritur trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve.

“Izraeli po e konsideron procesin e fundit si një mundësi për ta rritur edhe më shumë trysninë dhe dhunën ndaj palestinezëve. Nuk është e mundur që një person me ndërgjegje, moral, parim dhe vlera t’i shpërfillë këto vrasje”, tha presidenti Erdogan.

Ai shtoi se ka vërejtur qasje të ngjashme edhe te homologu rus Putin në lidhje me Kudsin.

Po ashtu, Erdogan paralajmëroi se së shpejti do të mbahet takim i dytë në Soçi të Rusisë në lidhje me krizën e Sirisë.

“Hapi ynë i mëtutjeshëm do të jetë mbajtja e një takimi të dytë së shpejti në Soçi”, tha presidenti turk.

“Si garantues të procesit të Astanas, ne do të japim kontribut për procesin e Gjenevës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje permanente për mosmarrëveshjen në Siri”, shtoi Erdogan. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori