LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Nuk do të zbatohet lehtë vendimi amerikan për Jerusalemin

Erdogan: Nuk do të zbatohet lehtë vendimi amerikan për Jerusalemin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendimet që do të merren gjatë takimit në Organizatën për Bashkëpunim Islamik (OIC), do të tregojnë se njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk do të jetë lehtë e zbatueshme.

Një zëdhënës i Erdoganit ka njoftuar se OIC do të zhvillojë një takim urgjent në Turqi më 13 dhjetor, për t’u koordinuar, si përgjigje ndaj vendimit të SHBA-së.


E themeluar më 1969, OIC ka 57 anëtare, shumica prej tyre me shumicë myslimane të popullsisë.

“Ne u kemi sqaruar të gjithë bashkëbiseduesve tanë se vendimi i SHBA-ve nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe diplomacinë”, ka thënë Erdogan në provincën qendrore të Turqisë, Sivas, duke iu referuar një thirrje telefonike që ka bërë me disa liderë, duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Në programin që do të krijojmë gjatë këtij takimi, ne do të shpalosim sesi vendimi nuk do të jetë aq lehtë i zbatueshëm”, ka thënë ai, duke shtuar se e konsideron të pavlefshëm vendimin e presidentit Trump për Jerusalemin.

Liga Arabe, përmes një deklarate në një sesion emergjent në Kajro, e ka cilësuar vendimin e presidentit Trump, “shkelje të rrezikshme të ligjit ndërkombëtar”, dhe është thënë se do të kërkojnë rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për ta hedhur poshtë vendimin e SHBA-së.

Liga Arabe ka 22 shtete anëtare aktive.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori