LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Mbrojtja e Jerusalemit detyrë e gjithë njerëzimit

Erdogan: Mbrojtja e Jerusalemit detyrë e gjithë njerëzimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot në Ankara se mbrojtja e statusit ligjor të Jerusalemit nuk është detyrë vetëm e muslimanëve, por e gjithë njerëzimit.

Erdogan, në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Greqi, u tha gazetarëve në Ankara se po vazhdon bisedimet me udhëheqësit nga e gjithë bota në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.


“Unë vazhdoj me bisedat telefonike. Nuk bëhet fjalë për biseda vetëm me udhëheqësit e vendeve islame. Unë kam kërkuar të bisedoj edhe me Papën dhe do të flasim sonte ose nesër në mëngjes, sepse bëhet fjalë për një vend të rëndësishëm edhe për krishterët. Unë do të flas edhe me Putinin e nderuar dhe me udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Spanjës. Arsyeja për këtë është se kjo nuk është më vetëm detyrë e myslimanëve, por detyrë e mbarë njerëzimit”, tha Erdoğan.

Presidenti turk porositi presidentin Trump se hapi që ai bëri ka shtyrë Lindjen e Mesme në zjarr, raporton Anadolu Agency.

“Krerët politikë nuk janë për të nxitur, por për të qetësuar”, tha Erdogan.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori