"Në qoftë se kjo nuk ju pëlqen, largohuni." Për shumë kohë ndër anëtarët e BE-së kjo qe mënyra e reagimit me arrogancë demonstrative për kërkesat e vazhdueshme të veçanta të Londrës. Por, këto zëra janë bërë më pak. Era në Evropë është kthyer. Një bashkim gjithnjë e më politik? Vështirë se dikush është sot për udhëtimin dhe punësimin e pakufizuar në BE? Kudo po ulen përsëri trarët e kufijve. Solidaritet me vendet me borxhe? Shumë e shohin sjelljen e qeverisë greke si shfrytëzim të bujarisë evropiane. Ishin këhë të tjera ato, kur lëshoheshin ide dhe objektiva të mëdha, idealiste. Ishte koha para krizës financiare dhe sidomos para asaj të refugjatëve.
Ndryshimi në qëndrim drejt pozicioneve të kryeministrit Cameron mund të vërehet edhe në Gjermani. Sot është madje një ministre social-demokrate gjerman ajo që do të kufizojë të drejtat e të huajve që nuk janë nga vendet e BE-së për përfitime sociale. Në këtë mënyrë ajo ndryshon vetëm gradualisht, por jo në themel prej kërkesës më të diskutueshme britanike. Sidomos gjermanët kanë kuptuar gjatë krizës financiare se sa vetëm mund të mbeten brenda BE-së, nëse kërkojnë aftësi konkurruese dhe reforma. Pa britanikët atyre do t’u mungonte për këtë një përkrahës i rëndësishëm. Holandezët, suedezët apo finlandezët bëjnë gjithashtu pjesë këtu, por ata nuk kanë të njëjtin ndikim. Dhe partneri i ngushtë Franca e ka dëshmuar veten vitet e fundit si kundërshtare e reformave.
Edhe në arenën ndërkombëtare britanikët janë pothuajse të pazëvendësueshme: Mbretëria e Bashkuar ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, është fuqi bërthamore, shumë e rëndësishme nga pikëpamja ushtarake, ka një rrjet të dendur lidhjesh globale, Londra është me distancë qendra më e rëndësishme financiare e Evropës. Vendi i jep BE-së kështu një peshë shtesë e cila shkon qartë përtej rëndësisë ekonomike të Britanisë.
Shumë në kontinent duket se besojnë, se interesi ekonomik do t’i shtyjë britanikët në fund për të votuar në referendum për qëndrimin në BE. Por kjo mund të mos jetë kështu. Shumica e britanikëve janë të kënaqur që kanë mbajtur paundin, dhe kështu që nuk kanë nevojë të marrin pjesë në shpëtimin e euros dhe mund të vazhdojnë politikën e tyre monetare. Ata janë gjithashtu të lehtësuar, sidomos këto javë dhe muaj, që nuk i përkasin zonës Shengen, kështu që e kanë nën kontroll shumë më të mirë imigracionin. Prandaj britanikët e shohin se ka një jetë edhe jashtë dy fushave kryesore të BE-së, në qoftë se nuk ka madje një më të mirë.
Prandaj edhe paralajmërimet e kancelares Merkel, presidentit Juncker dhe të tjerëve, se Shengeni apo euroja janë vendimtare për fatin e të gjithë BE-së, bien krejtësisht në vesh të shurdhër tek publiku britanik. Ato vlerësohen si bërje paniku, në qoftë se nuk konsiderohet si shantazh.
Sigurisht, monedha e përbashkët dhe heqja e kontrolleve në zonën Shengen janë arritje të mëdha. Por, nëse duam t’i mbajmë britanikët – dhe ndoshta së shpejti edhe të tjerë – në BE, nuk mund të jemi të kënaqur me përsëritjen e slloganeve të rëndomta. Brukseli ka dhënë për një kohë të gjatë për çdo problem përgjigjen stereotipe "më shumë Evropë". Sa kohë që kohët ishin me diell, kjo me sa duket u mjaftonte të shumtëve. Cameron dhe bashkatdhetarët e tij kanë guxuar t’i vënë në pikëpyetje besimet evropiane. Kjo është e shëndetshme. Dhe referendumi nuk është zhvilluar. E gjithë BE-ja duhet të diskutojë nga e para për atë dhe çfarë është e rëndësishme për të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë