LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi publikon video duke treguar se është në super formë, demanton lajmin rreth shtatzënisë

Era Istrefi publikon video duke treguar se është në super formë, demanton lajmin rreth shtatzënisë
Foto: Era Istrefi/Instagram

Mos aktiviteti i saj për muaj me radhë në rrjetet sociale si dhe disa fotografi të publikuara nga stilisti i saj i flokëve, Dogan Deniz, bën që këngëtarja Era Istrefi të shndërrohet në emrin më të përfolur mbrëmjen e së shtunës.

Këto fotografi e tregonin këngëtaren më të plotë se zakonisht, me çka bëri që një pjesë e mirë e fansave të aludojnë për një shtatzëni të mundshme të këngëtares dhe si rrjedhojë ata e shtruan këtë pyetje në fotografinë e saj të fundit të publikuar në Instagram, më 14 dhjetor 2019.

Foto: SC/Era Istrefi/Instagram

Megjithatë vet këngëtarja zgjodhi që në orët e vona të së shtunës ta demantojë në një lloj forme këtë spekulim, duke publikuar një video në InstaStory ku shfaqej duke kërcyer, ndërsa tregonte linjat atraktive trupore.


Veshur me një bluzë të shkurtër, ajo bëri të ditur se barku i saj nuk është i fryrë, teksa shfaqej mjaft e freskët dhe në disponim të mirë.

Nga fotografitë e fundit, fansat aludojnë në shtatzëninë e Era Istrefit
Lexo po ashtu Nga fotografitë e fundit, fansat aludojnë në shtatzëninë e Era Istrefit

Era duket se thjeshtë ka marrë pak pushim këto kohë, duke mos qenë shumë aktive me projekte muzikore apo postime në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/B5QNOjwlHVI/

Megjithatë, ajo pritet që të rikthehet shumë shpejt me diçka të re për fansat, marrë parasysh faktin që Istrefi tashmë është një emër mjaft i njohur edhe ndërkombëtarisht dhe pritet që edhe projektet muzikore të reja të jenë për tregun e huaj. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B4-_1pDlyIr/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori