LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani: Si drejtues i Gjykatës Kushtetuese, jam kërcënuar dhe shantazhuar (Video)

Enver Hasani: Si drejtues i Gjykatës Kushtetuese, jam kërcënuar dhe shantazhuar (Video)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se sot ky institucion është stabilizuar dhe funksionon pa presione në krahasim me kohën kur ai ka drejtuar atë institucion.

Hasani në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se para ekzistimit të Kushtetutës, institucionet në Kosovë kanë vepruar si të pa frenuara dhe sipas tij ato kanë vepruar në bazë të raportit të forcave.

“Kjo gjendje ka ndryshuar radikalisht, sepse në fillim ka pasur reagime dhe keqkuptime që nuk kanë qenë me vend, por në mënyre graduale gjendja është stabilizuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se keqkuptime ka pasur edhe nga gjyqësori.

“Gjykata Kushtetuese kur ka anuluar vendime të Gjykatës Supreme ka hasur në keqkuptime dhe është konsideruar si ndërhyrje në punët e gjyqësorit të rregullt. Kosova nuk ka pasur përvojë në gjyqësinë e këtij formati çfarë është sot”.

Hasani ka thënë se në kohën e VLAN-it ai personalisht dhe familja e tij kanë pasur kërcënime e shantazhe të ndryshme.

“Por, ai është një çmim kur njeriu udhëheq një institucion të ri. Tash nuk ka keqkuptime të asaj natyre çfarë ka pasur në atë kohë”, tha ndër të tjera Enver Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori