LAJMI I FUNDIT:

Enti i Statistikave: Regjistrimi para zgjedhjeve është i pamundur, do të keqpërdoret në fushatë

Enti i Statistikave: Regjistrimi para zgjedhjeve është i pamundur, do të keqpërdoret në fushatë

Data e caktuar për regjistrimin e popullsisë (1 prill 2020) nuk vlen, pasi është e pamundur të zbatohet në kohën e fushatës, thonë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Në një deklaratë për A1on, ata shprehen të gatshëm për ta zbatuar regjistrimin e popullsisë në vitin e ardhshëm, por siç thonë, duhet të caktohet datë e re që nuk ndeshet me zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të rrezikut që të keqpërdoret regjistrimi gjatë fushatës, është e pamundur ky operacion të fillojë më 1 prill 2020, edhe pse si institucion jemi të gatshëm. Regjistrimi mund të bëhet në tetor të vitit të ardhshëm, pasi procesi zgjedhor mund të shtyhet edhe për në maj, ndërsa në verë nuk mund të bëhet regjistrim për shkak të lëvizjes së popullsisë. Të shtyhet për në vitin 2021 për ne është shumë, pasi ka procedura që kanë filluar. I tillë është tenderi për blerjen e 6 mijë laptopëve, ishte e nevojshme ta fillonim pasi është procedurë e gjatë. Nëse merret vendimi që regjistrimi të shtyhet për në vitin 2021, kjo procedurë do të duhet të ndërpritet”, tha Jasmina Gjorgieva, këshilltare në Entit Shtetëror të Statistikave.

Ajo tha se, ajo që i duhet Entit është miratimi i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, i cili në qershor të këtij viti u tërhoq nga procedura dhe nuk u vendos në rend dite, ndërsa opozita ka ofertë të hapur për miratimin e ligjit me vërejtjet e tyre.

Dje pas përfundimit të takimit të liderëve, kryeministri Zoran Zaev pas njoftimit se zgjedhjet e parakohshme kuvendare pritet të mbahen më 12 prill, tha se qëndrimi i tij është që regjistrimi të bëhet në vitin 2020.

Nga Enti thonë se edhe pse data 1 prill 2020 nuk vlen, ata do të vazhdojnë me përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin e ardhshëm.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të kushtojë 8.5 milionë euro dhe pritet të bëhet në mënyrë elektronike dhe në terren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori