LAJMI I FUNDIT:

Enrique publikon listën e Spanjës për kualifikueset e Kupës së Botës, rikthehet Ansu Fati

Enrique publikon listën e Spanjës për kualifikueset e Kupës së Botës, rikthehet Ansu Fati

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

La Roja rikthehet në aksion javën e ardhshme kur do të përballet me Greqinë dhe Suedinë në dy ndeshje përcaktuese në sezonin e tyre kualifikues.


Siç qëndrojnë gjërat, Spanja është në vendin e dytë, dy pikë prapa kryesueses Suedia dhe katër përpara Greqisë në vendin e tretë.

Këto dy ndeshje janë dy të fundit të sezonit dhe nëse Spanja i fiton të dyja, ata do të kualifikohen automatikisht në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Spanjës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses së Spanjës

Dështimi për ta bërë këtë ka të ngjarë t’i dërgojë ata në ‘play-off’ kualifikues, i cili do të zhvillohet në mars.

Dhe kështu presioni është i vazhdueshëm për Spanjën, ndërsa ata përgatiten të shkojnë në Athinë përpara se të mirëpresin Suedinë në stadiumin ‘La Cartuja’.

Para ndeshjeve, Enrique ka bërë të ditur skuadrën e tij dhe ka disa mungesa të dukshme për shkak të problemeve fizike.

Sulmuesit Gerard Moreno dhe Mikel Oyarzabal mungojnë të dy pas lëndimeve të fundit, pavarësisht se janë afër rikthimit.

Ansu Fati është rikthyer në skuadër, ndërkohë që ka një thirrje surprizë për sulmuesin e Leeds United, Rodrigo Moreno, si dhe Brahim Diaz.

Portierë: David De Gea, Unai Simon, Robert Sanchez.

Mbrojtësit: Cesar Azpilicueta, Dani Carvajal, Ayemric Laporta, Eric Garcia, Pau Torres, Inigo Martinez, Jordi Alba, Jose Luis Gaya.

Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Gavi, Carlos Soler, Koke, Mikel Merino.

Sulmues: Pabo Sarabia, Yeremy Pino, Alvaro Morata, Rodrigo Moreno, Pablo Fornals, Dani Olmo, Ansu Fati, Brahim Diaz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori