LAJMI I FUNDIT:

Engel tregon për rolin e tij në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Engel tregon për rolin e tij në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka folur lidhur me rolin e tij diplomatik në bindjen e presidentit që të ndërhyjë në vrasjet që po bënin më 1999-ën serbët në Kosovë.

Engel, i ftuar në një konferencë në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, ka dhënë detaje lidhur me takimin e mbajtur me presidentin Clinton lidhur me çështjen e Kosovës.


“Dëgjova se Bill Clinton ishte në ndërtesën presidenciale, e prita në korridor deri sa doli dhe thashë: z. President, ajo çfarë po ndodh në Kosovë është një marrëzi, njerëzit po trajtohen si mbeturina, ne duhet të bëjmë diçka, nuk duhet të qëndrojmë duarkryq. Ai më shikoi në sy dhe tha: mos u shqetëso, ne do të veprojmë”, tha ish-kongresmeni Engel, transmeton RTK.

Ai gjithashtu rikujtoi edhe kohën kur nuk u la të futet në Kosovë nga Millosheviçi më 1995-ën për të kryer funksione diplomatike.

“Në vitin 95 gjatë zgjedhjeve u thashë përfaqësuesve të mi se Millosheviç nuk më lejoi të futem në Kosovë dhe u thashë atyre se do të vijë kohë kur nuk do ta lejoj të hyjë brenda”, deklaroi ai.

Tutje, ai tregoi edhe për kujtimet që mban nga lufta në Kosovë e 1999-ës.

“Ende mbaj fotografi të njerëzve të vdekur në Kosovë, në mënyrë që të përkujtoj se ne e parandaluam një gjenocid”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori