LAJMI I FUNDIT:

Rregullatorët amerikanë bllokojnë përkohësisht marrëveshjen e Microsoft për ta blerë Activison Blizzard

Rregullatorët amerikanë bllokojnë përkohësisht marrëveshjen e Microsoft për ta blerë Activison Blizzard

Një gjykatës ka pranuar një kërkesë nga rregullatorët amerikanë për të bllokuar përkohësisht marrëveshjen e Microsoft për ta blerë Activison Blizzard prej 69 miliardë dollarësh.

Gjykata thotë se urdhri i përkohshëm i ndalimit “është i nevojshëm për të ruajtur status quo-në derisa ankesa është në pritje”, transmeton Telegrafi.


Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së (FTC) thotë se marrëveshja mund të “ulë ndjeshëm konkurrencën” në këtë sektor.

Një seancë dëgjimore dy-ditore do të zhvillohet tani nga 22 qershori në San Francisko.

Marrëveshja për blerjen e prodhuesit të Call of Duty do të ishte më e madhja në historinë e industrisë së video-lojërave.

FTC tha se pa një urdhër gjykate marrëveshja mund të ishte përfunduar në fund të kësaj jave, pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar bllokoi blerjen në muajin prill.

Microsoft dhe Activision tani kanë kohë deri më 16 qershor për të paraqitur argumente ligjore për të kundërshtuar një urdhër paraprak dhe FTC, e cila zbaton ligjin e konkurrencës në SHBA, do të duhet të përgjigjet më 20 qershor. /Telegrafi/