LAJMI I FUNDIT:

Ende asnjë vendim për rritjen e pagës minimale në Maqedoni

Ende asnjë vendim për rritjen e pagës minimale në Maqedoni

Sa do të jetë dhe kur mund të pritet rritje e paralajmëruar e pagës minimale, mbetet sekret për opinionin. Bisedimet që Qeveria i zhvillon me punëdhënësit, sindikatat dhe Odat edhe më tej vazhdojnë. Edhe krahas paralajmërimit optimist të kryeministrit Zaev se për rreth një muaji do të rritet paga minimale, sipas të gjitha gjasave, kjo do të shtyhet.

“Për momentin zhvillohen diskutime për rritjen e pagës minimale me të gjitha palët e përfshira, sepse ne si Qeveri jemi angazhuar për dialog social me të gjithë partnerët mes të cilëve sindikatat, punëdhënësit dhe Odat ekonomike. Të mos kalkulojmë me shifra derisa të përkufizohet saktë, si çdo politikë që deri më tani e kemi krijuar në mënyrë transparente, publike, me të gjithë partnerët. Edhe kjo çështje do të publikohet në opinion kur të jetë e përfunduar”, theksoi Milla Carovska- ministre e punës dhe politikës sociale

Pasi në opinion ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi publikoi informacionin se lartësia e pagës minimale do të jetë 15.500 denarë, Qeveria menjëherë përgënjeshtroi me qëndrimin se edhe më tej po zhvillohen bisedime. Kjo lartësi e pagës minimale shkaktoi reagime nga biznesmenët, të cilët thonë se mund të jetë rritja më e madhe, por të ngrihen kontributet. Sindikata nga ana tjetër kërkon rritje prej 1000 denarëve apo gjithsej 13.500 denarë, sa edhe janë shpenzimet për ushqim.

Megjithatë, përllogaritjet e një pjese të ekonomistëve janë se niveli maksimal i pagës minimale është deri më 13.000 denarë sepse mbi këtë shumë, një pjesë e kompanive nuk do të jenë më rentabile.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori