Ende asnjë sqarim rreth firmës TDS ”Kioski” fituese e tenderit për analizën e Marrëveshjes së Ohrit (Video)
Edhe pse institucionet kompetente kanë bazë për të nisur hetim për mënyrën në të cilën firma tregtare “TDS Kioski” nga Tetova e fitoi tenderin për analizën e Marrëveshjes së Ohrit një gjë e tillë nuk ka ndodhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Televizioni Alsat, tanimë, disa ditë me radhë ka kërkuar nga institucionet sqarime për parregullsitë në tender por thuajse të gjitha kanë heshtur ose kanë drejtuar gishtin tek sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërkohë nga Komisioni kundër korrupsionit kanë kërkuar që t’i dorëzojmë dokumentacionin i cili dëshmon parregullsi.
”Nëse konsideroni se ka indicie për rastin konkret, dokumentacionin të cilin e posedoni dorëzojeni në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit me qëllim që të mund të veprojmë – bëjnë me dije nga Komisioni për Antikorrupsion.
Televizioni Alsat deri te Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka nisur 7 pika me të cilat mendon se ky institucion ka bazë që të fillojë procedurë hetimi.
1. Firma TDS “Kioski” është firmë tregtare dhe jo institucion relevant për analiza politike
2. Firma ka qenë i vetmi entitet pjesëmarrës në tender, duke mos krijuar mundësi zgjedhjeje (sipas Byrosë për Furnizime Publike)
3. Krijimi i nëndegës së saj të marketingut “Advertising”, me të cilën pretendohet se mund të bëhen analiza, është themeluar 11 ditë pas fitimit të tenderit (Sipas Regjistrit Qendror)
4. Kusht në tender ka qenë që firma të kishte eksperiencë në analiza, por deri tani nuk posedohet asnjë dëshmi për këtë (sipas Byrosë për Furnizime Publike)
5. Në dokumentin e tenderimit ka paqartësi; fillimisht flitet se analiza duhet të jetë gati për 30 ditë, e më poshtë për 60 ditë (sipas dokumentacionit pranë Byrosë për Furnizime Publike)
6. Në dokumentin tenderues, firma tregtare nuk ka treguar ekipin e saj të profesorëve që do të bënte analizën (sipas dokumentacionit pranë Byrosë për Furnizime Publike)
7. Firma duhet të organizonte 6 konferenca rajonale, një ndërkombëtare, një analizë të mendimit politik etj., nga të cilat asnjë nuk është organizuar, realizuar apo dëshmuar si e tillë (sipas dokumentacionit pranë Byrosë për Furnizime Publike)
Edhe udhëheqësi i dikasterit që ka porositur këtë analizë zv/kryeministri i ngarkuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili është i pakapshëm për tu përgjigjur pyetjeve tona. Dega e kompanisë që ka fituar këtë tender që kap shifrën e 90.000 eurove deri në afatin ligjor që është 21 janar është e obliguar të organizojë edhe një konferencë ndërkombëtare, 6 konferenca rajonale dhe të bëj hulumtim të mendimit publik në nivel kombëtar dhe strategji për afirmim të marrëveshjes./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe