Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, pak orë më parë i befasoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihej duke duke shfaqur buzët e saj, pranë asaj që mund të dukeshin si buzët e një mashkulli tjetër.


E teksa e bëri këtë gjë ajo mori shumë reagime negative nga ndjekësit, disa prej të cilave edhe i publikoi.

enca1 1

“’E paske kap sheikun e’, ‘hë pra ja ke ngelë me arab’, ‘hë pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet’”, ishin ndër komentet që këngëtarja e hitit “Randez Vous” mori nga njerëzit e shumtë.

enca2 1

Dhe në fund, ajo vendosi ta bëjë të qartë imazhin në fjalë, duke treguar se në të vërtetë fotografia është shkëputur nga puthja që i ka dhuruar një kukulle dhe jo një personi të vërtetë.

“Tani mund të biem të gjithë rehat”, shkroi Enca me ironi në zbardhjen e fotografisë së plotë.

enca3 1

Këngëtarja Haxhia përndryshe është e njohur për provokimet e saj të shumta në rrjetet sociale, me çka këtë herë ia doli të “fusë në grackë” disa prej fansave të saj.

Për fund, ajo bëri edhe një shkrim, duke theksuar: “Enca P9, unë i dua shakatë, më keni kënaqur me komentet”. /Telegrafi/

enca4