Enca rikthehet në skenën muzikore me këngën e saj të re "Dashni", pas një periudhe pauze të gjatë.

Kjo këngë shënon një moment të rëndësishëm për artisten, e cila ka realizuar vetë tekstin dhe muzikën e saj.


Klipi vizual i "Dashni" është prodhuar nga Smartmotion, duke i dhënë asaj një estetikë moderne dhe atraktive.

Screenshot 25 9 Foto: Screenshot/YouTube

Shpresojmë që fansat e saj të gëzohen me këtë rikthim dhe të shijojnë këtë krijim të ri të këngëtares.

Kjo tashmë ndodhet në platformën YouTube në kanalin zyrtar të bukuroshes 29-vjeçare.

Screenshot 28 7 Foto: Screenshot/YouTube

Veç kësaj, ajo i ka munguar fansave edhe me koncerte prej më shumë se dy vitesh.

Enca u mirëprit dhe mblodhi shumë komente pozitive si për paraqitjen ashtu edhe për interpretimin. /Telegrafi/