Aleanca Kuq e Zi: “Shqipëria dhe Kosova, një komb, një legjislacion”


Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, tha se “shqiptarët kanë nevojë për emrin shqiptar, pavarësisht se ku jetojnë ata, prandaj shteti duhet t`i pajisë me pasaportën shqiptare”, raportoi Ora News.
Zoti Spahiu gjithashtu ngriti edhe nevojën e unifikimit të legjislacionit mes dy shteteve, duke theksuar se Kosova “duhet t`i largohet legjislacionit sllav”. “Shqipëria dhe Kosova, një komb, një legjislacion”, theksoi ai.
“Politikanët shqiptarë, duke patur një lidhje të dëmtuar me elektoratin, nuk e gjejnë legjitimitetin e tyre tek vullneti i popullit, por e kërkojnë atë tek mbështetja e politikanëve fqinj, duke bërë që vendi në vendi këto 20 vite, në vend që të shkojë drejt zhvillimit që përcaktojnë interesat kombëtare, shkon drejt plotësimit të tekave të vendeve fqinje”, shtoi përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi, Endrit Shabani./Telegrafi/




































