Emre Can zbarkon në Torino, testet mjekësore pastaj nënshkrimi me Juventusin

Emre Can ka zbarkuar në mëngjesin e së enjtes në Torino për ta kompletuar transferimin te Juventusi.
Mesfushori gjerman me origjinë turke, këtë mëngjes do ta fillojë aventurën e re me shtatë herë kampionët e Italisë radhazi.
I veshut me kostum të zi, syze dielli dhe këmishë të bardhë, Emre dukje i qetë dhe i qeshur.
Klubi i Juventusit e ka publikuar mbulimin e drejtpërdrejtë të mbërritjes së tij në Instagram, Twitter dhe facebook.
Tifozët e Juventusit tani mund të buzëqeshni pas një pritjeje të gjatë. Mesfushori këtë mëngjes do t’i kryejë vizita mjekësore në J-Medical, pastaj do të nënshkruajë kontratën me Juventusin.
Për Emre Canin është gati një kontratë katër-vjeçare me 5 milionë euro pagë dhe plus shpërblime për sezonin.
Can ka ardhur si lojtar i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin. /Telegrafi/






















































