LAJMI I FUNDIT:

Emona e blen Interex-in

Emona e blen Interex-in

Kompania e biznesmenit Shaip Mikullovci, “Emona” Sh.P.K, nga Vushtrria, i ka blerë të gjitha aksionet e hipermarketit Interex. Nga tash e tutje ky hipermarket me të gjitha pikat e tij, do të funksionojë me të njëjtin emër, por në kuadër të Emona SH.P.K.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Emona” Sh.P.K Ylber Kuraja ka thënë për Telegrafin se i kanë blerë 100% të aksioneve të hipermarketit Interex.


Ai ka bërë të ditur she shitblerjen e këtyre aksioneve e ka miratuar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. “Kompania ‘Emona’ Sh.P.K. i ka blerë 100 për qind të aksioneve të Interex-it. Kanë mbetur edhe disa çështje të përfundojnë sipas kontratës”, tha Kuraja.

Ai nuk ka dashur të tregojë për çmimin e blerjes së këtyre aksioneve.

Lejimi e blerjes së aksioneve të Interexit nga Emona SH.P.K e ka miratuar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. “Lejohet përqendrimi i realizuar i aksioneve të CDI – KOSOVO (Hipermarket Interex) që përbën 100 për qind të aksioneve në shitje dhe çdo të drejtë që lidhet me aksionet në shitje pa barrë e me efekt nga mbyllja nga Emona Sh.p.k”, thuhet në vendimin e Autoritetit Rregullues të Konkurrencës, të marrë më 18 tetor, shkruan Telegrafi.

Në vendimin saktësohet se nga blerja e aksioneve nuk vërehen shenja të kufizimit të konkurrencës në treg, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar