Emocionet nuk janë vetëm ndjesi që vërtiten në trupin tuaj, duke bërë që të ndiheni më mirë ose më keq, si të rastisë. Ato janë një pjesë e rëndësishme e inteligjencës suaj. Emocionet janë mënyra me të cilën mendja juaj e pandërgjegjshme ju tregon se po ndodh diçka në jetën tuaj, së cilës duhet t’i kushtoni shumë vëmendje.
“Një nga çastet që shënon me të vërtetë një pikë kthese te njerëzit, është atëherë kur ata pushojnë së ndrydhuri ndjenjat e tyre dhe dëgjojnë mesazhin që ato mbartin”, shprehet Paul McKenna, autori i 12 librave shumë të shitur për vetëndihmën.
Ja disa nga mesazhet emocionale më të zakonshme që marrim pothuajse çdo ditë dhe zbërthimi i kuptimit të tyre:
Inati zakonisht është një shenjë se një nga rregullat tona ose një nga kufijtë tanë është cenuar, nga ne ose nga dikush tjetër.
Mesazhi është: ose të ndërmarrim veprim për atë që besojmë se është e drejtë, ose, siç veprojmë në disa raste, të pranojmë gjërat që s’mund t’i ndryshojmë, transmeton Telegrafi.
Frika është vetëm një paralajmërim se diçka e keqe mund të ndodhë, ndaj duhet të përgatitemi.
Mesazhi është: nëse ndieni se jeni plotësisht të përgatitur, ose nëse po përjetoni frikë në një situatë ku normalisht ndiheni mirë, ky është një paralajmërim i një rreziku fizik.
Dëshpërimi ndodh kur nuk arrijmë rezultatet që kemi menduar brenda një kohe të caktuar.
Mesazhi është: reflektoni për pak kohë rreth rezultateve dhe/ose strategjisë suaj për arritjen e tyre. Kur ta keni bërë këtë, ju mund të veproni përsëri, ose hiqni dorë, ose ndryshoni strategji.
Faji zakonisht ndodh sa herë që nuk po jetojmë në përputhje me një nga standardet e sjelljes sonë.
Mesazhi i fajit është shumë i thjeshtë: mos gaboni përsëri dhe bëni të pamundurën për ta ndrequr!
Trishtimi është rezultat i të ndierit se na mungon diçka në jetë, ose për shkak se e kemi humbur atë, ose për shkak se kemi humbur kontaktin me të.
Mesazhi është: vlerësoni atë që keni humbur dhe në të njëjtën kohë të jeni mirënjohës për atë që keni. Në disa raste mesazhi mund të jetë: luftoni për ta rimarrë atë, si në rastin e një ëndrre të braktisur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3