LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët në Libi, AI: BE, fajtore për torturat

Emigrantët në Libi, AI: BE, fajtore për torturat

Qeveritë evropiane janë bashkëfajtore për torturat dhe abuzimet ndaj emigrantëve në Libi.

Amnesty International pretendon se në përpjekjen për të frenuar emigracionin BE po mbështet në mënyrë aktive një sistem abuzimesh e shfrytëzimi në brigjet Libiane.

Sipas raportit të organizatës, fondet e BE-se po shkojnë në duart e autoriteteve që bashkëpunojnë me milicitë dhe trafikantët e qenieve njerëzore. Bashkimi Evropian ka ofruar anije, trajnime dhe financime për rojën bregdetare libiane.

Vendi afrikan është rrugëkalimi kryesor për emigrantët që duan të shkojnë në Evropë. Por numri i atyre që arritën në brigjet italiane, destinacioni kryesor për anijet që kalojnë Mesdheun, ra ndjeshëm si pasojë e mbështetjes financiare ndaj rojës bregdetare libiane.

Amnisti pretendon se roja bregdetare po bashkëpunon me bandat kriminale dhe trafikantët e qenieve njerëzore, që sipas organizatës për të drejtat e njeriut janë përgjegjës për një sërë abuzimesh.

Zyrtare të BE-së janë në dijeni të këtyre abuzimeve, bën të ditur raporti. Refugjatët dhe emigrantët e kapur nga roja bregdetare libiane dërgohen në qendra ndalimi të drejtuara nga Drejtoria e Përgjithshme për luftimin e emigracionit të paligjshëm. Amnisti pretendon se rreth 20 mijë njerëz po mbaheshin aktualisht në këto qendra dhe se sipas dëshmitarëve shumë prej refugjatëve u nënshtrohen atje, torturave, punës së detyruar, zhvatjeve e madje edhe vrasjeve.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori