LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët e refuzuar, anijen me 629 persona nuk e pranon asnjë shtet

Emigrantët e refuzuar, anijen me 629 persona nuk e pranon asnjë shtet

Një anije me 629 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe ende nuk e di se ku do ta pranojnë, pasi që u refuzua nga Italia dhe Malta.

Italia ka thënë se nuk lejon që anija të mbërrijë në një nga portet e saj, duke kërkuar që Malta ta bëjë këtë.


Malta, megjithatë, hodhi poshtë thirrjen, duke thënë se nuk ka të bëjë me operacionin e shpëtimit, transmeton KP.

Ministri i ri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar për të ndaluar fluksin e emigrantëve në vend.

“Malta nuk pranon askënd. Franca kthen njerëzit në kufi, Spanja mbron me armë kufirin e saj. Nga sot edhe Italia do t’i thotë ”jo” kontrabandës me njerëz dhe biznesit të paligjshëm të emigracionit”, shkroi Salvini në Facebook.

Më shumë se 600 emigrantë janë në bordin e anijes SAS Mediterranean, prej tyre 123 fëmijë të mitur të pa shoqëruar nga prindërit, 11 fëmijë dhe shtatë gra shtatzëna.

Më shumë se 600.000 emigrantë me anije kanë ardhur nga Afrika në Itali në pesë vitet e fundit. Ky numër ka rënë në mënyrë dramatike në muajt e fundit, por ditët e fundit, gjithnjë e më shumë ka aksione për të shpëtuar emigrantët në deti.

Në pesë muajt e parë të vitit 2018, gjithsej 27.482 migrantë arritën në brigjet evropiane, prej të cilëve 7.614 erdhën më Spanjë.

Sipas OKB, të paktën 785 emigrantë vdiqën në një përpjekje për të kaluar Mesdheun që nga fillimi i këtij viti.

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori