LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët britanikë në EBA shesin pronat dhe kthehen në Britani

Emigrantët britanikë në EBA shesin pronat dhe kthehen në Britani

Një studim i Universitetit të Oksfordit ka paraparë që 900.000 njerëz do të humbin vendet e tyre të punës në EBA, e cila ka një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh, dhe se emigrantët britanikë mund të jenë ndër më të prekurit.

Emigrantët britanikë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë filluar të shesin pronat e tyre dhe të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar pasi po humbasin vendet e punës dhe bizneset si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton (AA).


Sipas gazetës Telegraph, megjithëse ekonomia e EBA-së, e cila është goditur nga masat e marra kundër COVID-19, është rihapur, supozohet se do t’i nevojiten shumë vite për t’u rimëkëmbur.

Një studim i Universitetit të Oksfordit ka paraparë që 900.000 njerëz do të humbin vendet e tyre të punës në EBA, e cila ka një popullsi prej rreth 9 milionë banorësh, dhe se emigrantët britanikë mund të jenë ndër më të prekurit.

Emigrantët në Dubai, të cilët kanë humbur vendet e punës për shkak të masave të marra kundër pandemisë, po shesin pronat e tyre, përfshirë mijëra emigrantë britanikë që po shesin pronat e tyre para se të largohen nga Dubai madje edhe para se t’u skadojnë vizat.

Selina Dixon, një eksperte e marketingut e produkteve të modës që ka jetuar në EBA për 11 vjet, ka deklaruar për gazetën se është pushuar nga puna disa javë më parë. Ajo tha se tani jeton me paratë që ka grumbulluar më herët.

Ajo ka thënë se viza e saj do të skadojë brenda disa javësh, dhe nëse nuk gjen punë, nuk do të mund të vazhdojë vizën e saj.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori