Emërohet gjykatëse e re në lëndën “Titanik 3”, seanca e radhës më 15 mars
Me emërimin e gjykatëses së re në lëndën “Titanik 3”, Marija Klletiçka, sot është mbajtur seancë gjyqësore për këtë lëndë të Prokurorisë Speciale.
Para disa ditësh gjykatësja Olja Ristova, e cila e udhëhiqte rastin, kërkoi që të zëvendësohet, ndërsa kërkesa iu miratua nga kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pasi procesi gjyqësor nisi nga fillimi, gjykatësja Marija Klletniçka kërkoi nga prokurori, si dhe të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të thonë fjalët e tyre hyrëse.
Alimi dhe Guri thanë se nuk ndjehen fajtorë në lidhje me akuzën që është ngritur nga Prokuroria Speciale.
Ndërsa prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski, kërkoi të mos ftohen dëshmitarët të cilët janë dëgjuar një herë, ndërsa dëshmitë e tyre të ndiqen nga videot e gjykatës, por Alimi dhe Guri refuzuan këtë me arsyetimin se dëshmitarët duhet të jenë të pranishëm fizikisht me qëllim që këshilli gjyqësor të vlerësojë më drejt.
Të akuzuarit dhe avokatët e tyre sot kërkuan që gjithë dokumentacioni për lëndën “Titanik 3” të përkthehet në gjuhën shqipe, duke ju referuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Seanca e radhës për rastin “Titanik 3” është caktuar për më 15 mars.
Alimi dhe Guri akuzohen se si anëtarë të Komisioni Komunal Zgjedhor në Çair, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair kanë shkatërruar materialet zgjedhore, me çka kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën