LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i të dërguarit të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin, Abbott: Sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën dhe rajonin

Emërimi i të dërguarit të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin, Abbott: Sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën dhe rajonin

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka thënë se i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach do të jetë në gjendje të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja, si dhe çështje të tilla si krimet e luftës dhe personat e pagjetur dhe promovimin e iniciativës së MB-së për dhunën seksuale të lidhur me konfliktet.

Abbot në këtë intervistë ka thënë se i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën dhe rajonin.


“Kosova sigurisht që është gjithashtu pjesë e një rajoni që mbetet i një rëndësie të madhe për Britaninë e Madhe. Këtë javë, Kryeministri emëroi një të dërguar të ri të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mezi pres që Sir Stuart të bashkojë përpjekjet për të trajtuar sfidat që ndajmë këtu. Sir Stuart sjell shumë përvojë dhe njohuri për Kosovën dhe rajonin.

Për sa i përket asaj se çfarë do të thotë kjo për Kosovën, Sir Stuart do të jetë në gjendje të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja, si dhe çështje të tilla si krimet e luftës dhe personat e pagjetur dhe promovimin e iniciativës së MB-së për dhunën seksuale të lidhur me konfliktet”, tha ambasadori britanik.

Ekskluzive, Abbott: Shqetësuese retorika e përdorur nga përfaqësuesit e të dy vendeve para dhe pas takimeve të dialogut- kjo mbyll hapësirën për negociata dhe kufizon potencialin për ndryshim
Lexo po ashtu Ekskluzive, Abbott: Shqetësuese retorika e përdorur nga përfaqësuesit e të dy vendeve para dhe pas takimeve të dialogut- kjo mbyll hapësirën për negociata dhe kufizon potencialin për ndryshim

Ai më tej foli edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Abbott tha se marrëveshja Kosovë- Serbi do të thotë të pranosh se kompromisi, jo koncesioni, është i nevojshëm për të arritur një marrëveshje përfundimtare që kënaq të dyja palët.

“Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe i dërguari ynë i ri do të punojë në mbështetje të këtij procesi.

Ne e mbështesim dialogun sepse besojmë se është në interes të qytetarëve në të dyja vendet të arrihet një marrëveshje që i mundëson Kosovës dhe Serbisë integrimin e plotë në bashkësinë ndërkombëtare, zgjidhjen e çështjeve të së kaluarës dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Serbinë. Është jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor në tërësi. Çdo marrëveshje që përfitojnë qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe Serbi dhe garanton sigurinë e tyre do të mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar”, tha ai.

Sipas tij, megjithatë, progresi i ngadalshëm i kohëve të fundit në negociatat dhe zbatimin e angazhimeve ekzistuese është shqetësues.

“Përderisa kjo pasqyron realitetin e një periudhe me një qeveri të re në Kosovë dhe zgjedhjet në të dyja vendet, progresi në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare që përfitojnë qytetarët e zakonshëm është thelbësor. Të dy vendet duhet të angazhohen në mirëbesim me procesin e dialogut dhe njëri-tjetrin.

Pjesë e kësaj do të thotë të pranosh se kompromisi, jo koncesioni, është i nevojshëm për të arritur një marrëveshje përfundimtare që kënaq të dyja palët dhe qytetarët e tyre. Sfera publike dhe politike duhet ta kuptojnë dhe ta pranojnë këtë.

Unë jam gjithashtu i shqetësuar për retorikën e përdorur nga përfaqësuesit e të dy vendeve para dhe pas takimeve të dialogut. Kjo mbyll hapësirën për negociata dhe kufizon potencialin për ndryshim”, është shprehur ambasadori Abbott. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori