Agjencia Evropiane për Barna, ka miratuar sot përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët nga mosha 5 deri në 11-vjeç.
Disa vende përfshirë SHBA-të dhe Kinën, gjithashtu kanë miratuar përdorimin e vaksinës për ata që janë nën moshën 10-vjeçare, transmeton Telegrafi.
Vaksina do të jepet në dy doza prej 10 mikrogramë, ku pauza mes dozave duhet të jetë tri javë, ka porositur EMA.
Në anën tjetër është bërë e ditur se vaksina e Pfizer për të rritur ka 30 mikrogramë, që do të thotë se për fëmijët do të jepet nga 10 mikrogramë. /Telegrafi/
‼️ EMA recommends approval of BioNTech/Pfizer’s #COVID19vaccine, Comirnaty, for children aged 5 to 11.
In this population, the dose of #Comirnaty will be lower than that used in people aged 12 and above.
Read the full press release: https://t.co/uqqBAklVvl pic.twitter.com/NZQhli4SDl
— EU Medicines Agency (@EMA_News) November 25, 2021