LAJMI I FUNDIT:

EMA: Gratë dhe të rinjtë nuk janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar mpiksje të rralla gjaku shkaku i AstraZeneca

EMA: Gratë dhe të rinjtë nuk janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar mpiksje të rralla gjaku shkaku i AstraZeneca

Nuk është konfirmuar se gratë dhe të rinjtë rrezikohen më shumë t’iu mpikset gjaku pas vaksinimit me AstraZeneca.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë nga të dhënat ekzistuese nëse gratë dhe të rinjtë janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar mpiksje të rralla gjaku me numër të ulët të trombociteve pas marrjes së AstraZenecas.


Për shkak të kufizimeve në metodën e mbledhjes së të dhënave, EMA nuk ishte në gjendje të identifikonte faktorët specifikë të rrezikut që çojnë në një shfaqje më të mundshme të trombozës me trombocitopeni, njoftoi rregullatori evropian, raporton reuters.

Komisioni Evropian kërkoi një opinion shkencor nga EMA në fillim të këtij viti pas raporteve të trombocitozës të ndjekura nga trombocitopenia (TTS) pas marrjes së Vaxzevria, një produkt i AstraZeneca.

Si rezultat, disa vende të BE-së kanë ndaluar përdorimin e AstraZeneca në një moment. EMA përsëriti se doza e dytë e vaksinës e zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit duhet të injektohet midis katër dhe 12 javëve pas së parës.

EMA vuri në dukje se aktualisht nuk ka asnjë rekomandim përfundimtar për administrimin e një vaksine nga një prodhues tjetër pas dozës së parë të AstraZeneca. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori