LAJMI I FUNDIT:

Elva Margariti nis punën si ministre e Kulturës së Shqipërisë

Elva Margariti nis punën si ministre e Kulturës së Shqipërisë

Pas afro gjashtë vitesh në krye të Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaro ka kaluar detyrën tek ministrja e re, Elva Margariti.

“Shikoj sot një detyrë shumë të madhe që më është ngarkuar dhe ndiej mbi të gjitha nder, nder se më është besuar një ministri me buxhet të vogël, por me përgjegjësi të madhe. Punët e mira bëhen me ekip. Unë besoj se së bashku do të ndërtojmë vazhdimësinë e një pune, që ju e keni nisur, që Mirela e ka nisur dhe e ka çuar përpara me shumë përkushtim e me shumë rezultate. Kjo për mua është e vetmja sfidë, të arrijmë të mbajmë të njëjtin ritëm”, tha Margariti.


Kumbaro ishte ministrja më jetëgjatë në këtë dikaster, që prej vitit 1992.