LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk tregon se kohët e fundit provoi TikTok për herë të parë

Elon Musk tregon se kohët e fundit provoi TikTok për herë të parë

Elon Musk tani është një përdorues i TikTok.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi mbajti takimin e tij të parë të enjten me punonjësit e Twitter, duke paraqitur mënyra të ndryshme se si ai dëshiron të ndryshojë dhe “përmirësojë” aplikacionin dhe operacionet e tij të biznesit.


Dhe ndërsa fliste me punonjësit e tij të ardhshëm, Musk solli vëmendjen te TikTok-in, duke thënë se së fundmi e provoi aplikacionin.

Kush është 'Plaku i TikTok-ut' i Kolumbisë që mund të bëhet president?
Lexo po ashtu Kush është 'Plaku i TikTok-ut' i Kolumbisë që mund të bëhet president?

“Bën një punë të shkëlqyer për t’u siguruar që nuk jeni të mërzitur”, citohet të ketë thënë Musk.

Ai përdori TikTok si shembull për të shpjeguar se nuk dëshiron që Twitter të ofrojë përmbajtje “të mërzitshme”.

“Mendoj se disa nga videot e tyre janë fyese, por ato nuk janë të mërzitshme”, shtoi ai.

Një arsye tjetër që ai përmendi TikTok gjatë takimit, tha ai, është sepse ai aplikacion ka “përmirësuar algoritmin për të qenë sa më tërheqës”. /Telegrafi/