LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk transformon zyrat e Twitterit në një ‘hotel’ për stafin e përkushtuar – thuhet se edhe vetë ka qëndruar aty që kur e bleu kompaninë

Elon Musk transformon zyrat e Twitterit në një ‘hotel’ për stafin e përkushtuar – thuhet se edhe vetë ka qëndruar aty që kur e bleu kompaninë

Të martën në mëngjes, punonjësit e Twitterit mbërritën në selinë e tyre në San Francisko për të parë një zhvillim të ri befasues në zyrë: shtretër, komodina dhe kolltukë të rehatshëm.

Brenda natës, Musk kishte konvertuar seksione të selisë së Twitter-it në dhoma gjumi për stafin e “përkushtuar”, sipas Forbes. Musk po tregonte mbështetjen e tij për punonjësit që ishin aq të përkushtuar në punën e tyre sa që do të ishin gati të flinin në zyrë, transmeton Telegrafi.


Burime të njohura me këtë çështje i thanë Forbes se kishte diku midis 4 dhe 8 dhoma gjumi për kat që dukeshin “të rehatshme”.

Por të martën pasdite, Ted Goldberg, një redaktor i lartë në KQED, stacioni i radios publike të San Franciskos, postoi në Twitter se Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko po niste një hetim mbi raportet e ridizajnimit të Twitter.

Patrick Hannan, drejtor i komunikimit për Departamentin e Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko, më pas konfirmoi hetimin për Insider të mërkurën. Hannan tha se departamenti kishte marrë një ankesë për pajisjet e reja të Twitter të martën në mëngjes përmes sistemit 311 të San Franciskos, një linjë telefonike për pyetje dhe shqetësime komunale jo urgjente.

“Ne i hetojmë të gjitha ankesat. Ne duhet të sigurohemi që ndërtesa të përdoret siç është menduar”, tha Hannan për Insider me email. “Ka kërkesa të ndryshme për kodin e ndërtimit për ndërtesat e banimit, duke përfshirë ato që përdoren për qëndrime afatshkurtra. Këto kode sigurojnë që njerëzit të përdorin hapësirat në mënyrë të sigurt. Çdokush në San Francisko meriton një vend të sigurt për të jetuar, punuar, luajtur dhe fjetur dhe askush s’është mbi ligjin”.

Deri të mërkurën pasdite, Hannan vuri në dukje se Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit tashmë po kontaktonte me përfaqësuesit e ndërtesave të Twitter për të kryer një inspektim në terren dhe do të fillonte një hetim brenda 72 orëve.

“Nëse zbulojmë se suita 900 nuk plotëson më kodin e ndërtimit, ne do të lëshojmë një njoftim shkeljeje, i cili do të postohet në faqen tonë të internetit dhe në sajt, ashtu si të gjitha njoftimet për shkelje”, tha Hannan.

Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitterit, Elon Musk ka qëndruar në seli që kur e bleu firmën.

Ai muajin e kaluar, i dërgoi email të gjithë stafit të Twitterit duke iu thënë se “do të duhet të jenë jashtëzakonisht të përkushtuar” për të pasur sukses. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Kalo në kategori