LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thyen heshtjen në Twitter publikon foto me Papën

Elon Musk thyen heshtjen në Twitter publikon foto me Papën

Të premten Elon Musk theu heshtjen e tij nëntë-ditore në Twitter, platformën e mediave sociale që po përpiqet ta blejë për 44 miliardë dollarë, duke postuar një foto të tij duke takuar Papa Françeskun të enjten.

Personi më i pasur në botë ka publikuar në Twitter një foto ku shihet duke qëndruar pranë Papës, derisa ia vendosi edhe mbishkrimin: “I nderuar që takova dje @pontifex”, transmeton Telegrafi.


Katër djemtë adoleshentë të Musk janë gjithashtu në foto, por jo edhe vajza e tij transgjinore 18-vjeçare, e cila më 20 qershor kërkoi të ndryshonte emrin dhe të shkëpuste lidhjen me të.

Musk ka gjithsej tetë fëmijë.

Nuk u bë menjëherë e ditur se cili ishte qëllimi i takimit mes Musk dhe Papës dhe nuk u bë i ditur vendi i takimit.

Muajin e kaluar, Musk tha se kishte “ende disa çështje të pazgjidhura” në marrëveshjen për ta blerë Twitter-in. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori