Shefi i Tesla Inc, Elon Musk tha vonë të dielën në Twitter se ai dhe bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin mbeten miq dhe mohoi një raport intime të supozuar me gruan e Brinit, Nicole Shanahan.
Ai përmes disa statuseve në Twitter mohoi të gjitha pretendimet e Wall Street Journal që citonte burime të paidentifikuara duke thënë se ai ishte angazhuar në një lidhje të shkurtër me Shanahan. Gazeta tha se afera e shtyu Brinin të paraqiste kërkesë për divorc nga Shanahan në fillim të këtij viti dhe i dha fund miqësisë së gjatë të miliarderëve të teknologjisë, shkruan Reuters.
Duke hedhur poshtë raportimet, Musk shkroi në Twitter: “Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicolen vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.
Ai madje shkoi aq larg sa në një status tjetër të tij, u shpreh se nuk ka bërë marrëdhënie seksuale me vite të tëra.
“As nuk kam bërë seks prej shumë viteve”, shkroi njeriu më i pasur në botë.
Tesla dhe Google, kompania mëmë e të cilëve është Alphabet Inc, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reuters për komente jashtë orarit të rregullt të punës.
Reuters nuk ishte në gjendje të kontaktonte menjëherë Brin ose Shanahan për komente. Një avokat për Brinin refuzoi të komentonte raportimet për WSJ dhe Shanahan nuk iu përgjigj kërkesave të gazetës për prononcim.
Brin bëri kërkesë për divorc duke përmendur “dallimet e papajtueshme” në dokumentet e gjykatës, tha Journal, duke cituar të dhënat që tha se ishin depozituar në Gjykatën e Lartë të Qarkut Santa Clara. Reuters nuk ishte në gjendje të përcaktonte në mënyrë të pavarur nëse dokumentet e divorcit ishin dorëzuar.
Në raportin e saj, WSJ tha gjithashtu se Brin udhëzoi këshilltarët e tij për të shitur investime personale në kompanitë e Muskit pasi ai mori vesh për këtë çështje. Gazeta tha se nuk ishte në gjendje të përcaktonte se sa të mëdha ishin ato investime, as nëse ishin bërë ndonjë shitje.
Wall Street Journal nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për komente mbi mohimin e raportit nga Musk jashtë orarit të rregullt të punës në ShBA. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit