LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë pas një rënie të mprehtë të vlerës së aksioneve të kompaninë së veturave elektrike Tesla.

Sipas Forbes dhe Bloomberg, Musk është tejkaluar në vendin e parë nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i grupit të mallrave luksoze LVMH.


Musk është shefi ekzekutiv dhe aksionari më i madh në Tesla, me një aksion të raportuar prej rreth 14 për qind. Ai përfundoi një blerje prej 44 miliardë dollarësh të rrjetit social Twitter.

Sipas Forbes, Musk tani vlen rreth 178 miliardë dollarë, raporton bbc.

Ndërkohë, Bernard Arnault ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh.

Marrëveshja e Muskut për Twitter u përfundua vetëm pas disa muajsh grindje ligjore, dhe disa kanë përmendur shpërqendrimin e blerjes si një nga faktorët pas rënies së çmimit të aksioneve të Teslas. /Telegrafi/