LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk dëshiron që procesi gjyqësor me Twitter të mos fillojë deri 2023

Elon Musk dëshiron që procesi gjyqësor me Twitter të mos fillojë deri 2023

Ekipi ligjor i Elon Musk i është përgjigjur padisë së Twitter ndaj tij, duke thënë se kompania në fjalë po kërkon një proces të shpejtë. Si përgjigje ndaj tyre, ekipi i Musk ka kërkuar që procesi të mos filloj deri në vitin tjetër.

Twitter ka kërkuar që procesi të filloj në mes të shtatorit, duke arsyetuar kërkesën e tyre për përshpejtimin e gjërave duke qenë se marrëveshja mes Musk dhe Twitter për bashkimin e kompanive ka 24 tetorin si datën e fundit për kompletim. Gjithsesi, ekipi i Musk ka kërkuar që procesi të mos filloj deri me 13 shkurt të vitit 2023, si datë më të hershme.


The Verge shkruan se Twitter ka refuzuar që të komentoj mbi çështjen, ndërsa vunë në pah ankesën fillestare të cilën ata e paraqitën të martën, transmeton Telegrafi.

Twitter e paditi Musk-in më herët gjatë kësaj jave pasi që ai zyrtarisht tentoi që të tërhiqet nga marrëveshja e blerjes së kompanisë me vlerë prej rreth 44 miliard eurove.

Pothuaj menjëherë pasi që ai tha se do të tërhiqet nga marrëveshja, kreu i bordit të Twitter, Bret Taylor, tha se kompania e tij do ta dërgoj Musk në gjykatë, dhe në fakt kompania ngriti padi ndaj tij të martën.

Twitter dorëzon në gjykatë padinë ndaj Elon Musk, për mosrespektim të marrëveshjes për blerjen e rrjetit social
Lexo po ashtu Twitter dorëzon në gjykatë padinë ndaj Elon Musk, për mosrespektim të marrëveshjes për blerjen e rrjetit social

Musk nuk ishte përgjigjur në lidhje me rastin e procesit gjyqësor deri të premten, edhe pse gjatë së martës ai kishte bërë një tweet.

Arsyeja kryesore e Musk për kërkesën e tij të për ti dhënë fund marrëveshjes së bashkimit, është se Twitter nuk i ka dhënë atij mjaftueshëm të dhëna për të bërë një vlerësim të pavarur mbi përhapjen e llogarive të rreme dhe “spam” në platformën Twitter, bënë të ditur ekipi ligjor i Musk javën e kaluar.

Ndërsa me 19 korrik do të jetë një seancë dëgjimore prej 90 minutash në të cilën do të vendoset se kur do të fillojë procesi gjyqësor mes të dyja palëve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori