LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk bllokon Ukrainën nga përdorimi i Starlink në Krime

Elon Musk bllokon Ukrainën nga përdorimi i Starlink në Krime

Elon Musk personalisht refuzoi një kërkesë të Ukrainës për të shtrirë shërbimin e tij të internetit satelitor në Krime.

Këtë refuzim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, CEO i SpaceX e bëri nga frika se një përpjekje për të rimarrë gadishullin nga forcat ruse mund të çojë në një luftë bërthamore, sipas një raporti të botuar të martën.

Pas fillimit të agresionit rus të Ukrainës në shkurt, Musk – dhe qeveria amerikane – i dhanë Kievit mijëra sisteme Starlink, duke u mundësuar forcave ukrainase të komunikonin në ato që më parë ishin “zona të vdekura”.

Por kohët e fundit ka pasur probleme.

Javën e kaluar, Financial Times raportoi se shërbimi po vuante ndërprerje “katastrofike” në vijën e frontit, duke nxitur spekulime se ai ishte mbyllur në zonat e kontrolluara nga Rusia – ndoshta për të parandaluar që Kremlini të shfrytëzonte rrjetin.

Në Twitter, Musk tha se nuk mund të komentonte mbi këtë.

Por duke folur me analistin politik të Eurasia Group, Ian Bremmer në fund të shtatorit, Musk u duk se konfirmoi se shërbimi satelitor ishte duke u çaktivizuar qëllimisht.

Sipas Bremmer, Musk pretendoi se kohët e fundit kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin, duke pohuar se ai është “i përgatitur për të negociuar”. (Musk këtë muaj propozoi një plan paqeje në Ukrainë që shihet si në përputhje me interesat ruse).

Në atë bisedë, Putin thuhet se kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore nëse Ukraina përpiqej të rimarrë gadishullin e Krimesë, i cili shërben si bazë për forcat detare të Rusisë në Detin e Zi.

Në Twitter, megjithatë, Musk mohoi kategorikisht të ketë pasur ndonjë bisedë të fundit me liderin rus, duke shkruar se ai “ka folur me Putinin vetëm një herë dhe kjo ishte rreth 18 muaj më parë”.

Tema, tha ai, “ishte hapësira”.

Ndryshe, forcat ruse po humbasin terren në jug të Ukrainës dhe kanë humbur zona të mëdha në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori