LAJMI I FUNDIT:

Elon Berisha, trajneri që me Prishtinën e Re po bën mrekulli në Ligën e Parë

Elon Berisha, trajneri që me Prishtinën e Re po bën mrekulli në Ligën e Parë

Elon Berisha nuk është emër i panjohur për futbollin tonë, pasi para tri vitesh në moshën 26 vjeçare ishte bërë trajneri më i ri që drejtonte një ekip, duke udhëhequr në atë kohë Ramiz Sadikun.

Tani e dy vjet ai është pjesën e klubit Prishtina e Re, që vitin e shkuar garonte me emrin Shkëndija.


Ai fillimisht e dërgoi ekipin në Ligën e Parë nga Liga e Dytë, për të vazhduar me të njëjtë ecuri edhe këtë sezon. Pas dhjetë xhirosh të zhvilluara, Prishtina e Re është lider me 23 pikë, pasi ka marr 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Në një kampionat ku Ferizaj llogaritej si favorit për një vend në Superligë, Prishtina e Re së bashku me Vjosën dhe Ulpianën, janë në krye.

Për fillimin e sezonit, objektivat dhe përforcimet që do të bëhen, në një intervistë për Telegrafin, ka folur Elon Berisha.

Elon Berisha, trajneri më i ri i një ekipi të parë në futbollin e Kosovës – si 26 vjeçar drejton Ramiz Sadikun me sukses në Ligën e Parë
Lexo po ashtu Elon Berisha, trajneri më i ri i një ekipi të parë në futbollin e Kosovës – si 26 vjeçar drejton Ramiz Sadikun me sukses në Ligën e Parë

“Fillimi i këtij sezoni ka qenë shumë pozitiv, kemi bërë paraqitje të mira me performance të mire ekipore duke treguar karakter e dëshirë të vazhdueshme për të qenë të respektuar nga secili kundërshtarë. Rezultatet e arritura deri tash mund të them lirisht se kanë qenë të pritura, duke u bazuar në grupin e lojtarëve që është ndërtuar, organizimin e klubit dhe seriozitetin e tyre në objektivat e qarta si dhe punës e cila është bërë me ekipin”.

“Kampionati është ende shumë i gjatë edhe pse 1/3 e tij ka mbaruar, mirëpo Prishtina e Re do të vazhdojë të kërkojë përmbushjen e objektivit kryesor që është futja në Superligë, objektiv të cilin e kemi ditur qysh në fillimin e sezonit”, ka thënë fillimisht Berisha për Telegrafin.

Tutje ai shtoi se është shumë i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion, por tha se do të tentojnë në janar të bëjnë disa ndryshime të vogla që do ta ndihmonin klubin drejt objektivit.

“Kemi një grup të shëndosh e të shkëlqyer të lojtarëve, në çdo repart kemi konkurrencë me cilësi shumë të afërta njeri me tjetrin, dhe të gjithë kanë dhënë kontribut të madh e do të vazhdojnë të kontribuojnë deri në përfundim të kësaj sezone”.

“Kemi identifikuar nevojën për tu përmirësuar në disa pika në ekip, mirëpo nuk do të jenë ndryshime të mëdha, dhe do të vazhdojmë të rrisim nivelin e ekipit mbi këtë strukturë të lojtarëve”, ka thënë në fund Berisha.

Elon Berisha hapat e parë si futbollist i mori te Ramiz Sadiku dhe Prishtina, mirëpo pas insistimit të familjes ai vendosi të fokusohej më shumë në shkollë, ku përveç punës si trajner ai është edhe ekonomist. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori