LAJMI I FUNDIT:

“Elkos Group” merr dy çmime të rëndësishme: Tatimpaguesi dhe eksportuesi më i madh i vitit 2017 (Foto)

“Elkos Group” merr dy çmime të rëndësishme: Tatimpaguesi dhe eksportuesi më i madh i vitit 2017  (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ka marrë dy lajme të mira. Bëhet fjalë për kompaninë e tij “Elkos Grup”, që është shpallur tatimpaguesi më i madh dhe më i rregull në Kosovë për vitin 2017 si dhe eksportuesi më i madh i vitit. Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e tij. 

“Miq, koleg dhe konsumatorë, dy lajme të mira, dy suksese tona të përbashkëta.


‘Grupi Elkos’ sot mori dy çmime:

1 Duke u shpallur tatim paguesi më i madh dhe më i rregullt në Kosovë për vitin 2017.

2 Eksportuesi më i madh për vitin 2017.

Oda Ekonomike e Kosovës në evenimentin për ndarjen e mirënjohjeve, për kompanitë kosovare e mbështetur nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës na nderuan me dy mirënjohje për grupin “Elkos”.

Administrata Tatimore ka dhënë Mirënjohje për tatimpaguesin më të madh dhe më të rregulltë për vitin 2017, ndërsa Doganat e Kosovës na renditen si eksportuesi më i madh për vitin 2017.

Me këtë rast, unë si pronar dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës

ndjehem krenar me stafin menaxherial i cili kreu me sukses obligimet e veta ligjore dhe kontraktuale duke qenë tatimpaguesi më i madh dhe i rregullt konform ligjeve të Kosovës dhe njëkohësisht eksportues i vitit 2017, si nevojë që Kosova dhe ekonomia e saj e kanë në këtë periudhë.

Falënderime të veçanta për blerësitë, konsumatorët dhe qytetarët të cilët ishin më meritorët dhe konsumuan produkte e ne veçanti ato vendore.

Marrja e këtyre dy çmimeve të vitit 2017, mua personalisht dhe familjen e madhe ‘Elkos’ e obligon për angazhime dhe sinqeritet të mëtejmë karshi ndërmarrësive dhe përgjegjësive në vitin 2018.

Gëzuar…

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës

pronar i ‘Elkos group-Etc'” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/