LAJMI I FUNDIT:

Eliksir parajse, apo fund grotesk?

Eliksir parajse, apo fund grotesk?

Nata bie ngadalë mbi qytetin tim ashtu siç bie “qefini” mbi shtatin e një malësori. Rrugët mbesin të zbrazëta e kafeteritë plot.

Taket e një lavireje që pret në semafor të kujtojnë tmerrin kohor, ndërsa nën mini fundin e saj fshihet virgjiniteti i kohës së shkuar. I asaj kohe për të cilën kishim ëndërruar me shekuj.


Çuditërisht realiteti në të cilin po kalojmë ne si shoqëri, është i hidhur, dhe asgjë nuk ndryshon. Lexoj ato që kisha shkruar para shumë vitesh dhe njëlloj më duken, sikur koha të mos ketë lëvizur, ose sikur ne të kishim ngecur. Populli im, e edhe unë bashkë me të, zvarritemi duke dëgjuar hipokrizinë e atyre që ditëve të fundit kanë mbushur ekranet tona, të atyre që po na gjejnë edhe në rrjete sociale e në e-mail-at tonë privat. Atyre që as në shtëpi s’po na lënë rehat.

Tash që është kohë fushate, iu duhet vota jonë, iu duhet që ne t’u japim garanci se do të votojmë për ta, do t’i mbështesim ata dhe subjektin e tyre, sepse vetëm ata na qenkan më të mirët, më të denjurit dhe se ata qenkan shpëtimi i Kosovës tonë, që lengon nëpër histori. Sepse ne jemi rezultat i vetës tonë, i lidershipit që e zgjedhim dhe “mallkimit” që çdo ditë marrim nga nënat e të pagjeturve, grave të dhunuara, dhe të rënëve që dikur u flijuan për atdheun tonë.

Deklaratat dhe fjalimet e tyre politike të bëjnë të mendosh se mos je në ndonjë laborator ku çmenduria po testohet për shkallët e saj të arritjes. Në këtë kohë të pa kohë, nuk kursehen as fëmijët, ata që janë shtresa më e brishtë, ata, të cilëve ua kemi borxh të ardhmen, tokën dhe mirëqenien, sepse tokën ne nuk e kemi trashëguar nga të parët, por e kemi huazuar nga fëmijët tanë, andaj me ç’të drejtë ne e përdhunojmë të ardhmen e tyre? Hijet e natës tani më trokasin në derë, janë djaj, demon apo engjëj kohe, e pra nuk po mund ta përcaktoj, flatra kanë edhe pupla të bardha, por jo edhe zemër të atillë…

Shiringat dhe pluhuri i bardhë ka mbetur mbi tavolinë ndërsa paratë… paratë mungojnë. Kravatat dhe katet e zeza të kujtojnë vdekjen që vjen me një Cadillac të bardhë dhe me bukuroshet e “virgjëra” nga dashuria e shitur.

Pllakatat partiake kanë ngulfatur qytetin, derisa fytyrat e liderëve plotë premtime të kujtojnë dergjjen para një kolltuku, për të cilin ata shkelin mbi faktet e kohës duke ndërtuar mbi hirin e kallur një ardhmëri të brishtë. Ata cakërrojnë gotat me “Whiskey” dhe urojnë për një ardhmëri të lumtur… e ne venitemi rrugëve të baltosura nga “pluhuri i bardhë”, nga “sexi i hidhur” dhe nga premtimet e thata.

Të nesërmen do të grisen pllakatat, do të shkelen nga këmbët e të dëshpëruarve dhe fytyrat e liderëve do të puthin tokën dhe do të shijojnë njelmtësinë e djersës së popullit dhe gjakun e atyre që u flijuan, në tokën e të cilëve ju mbollët “cannabis dhe vdekjen e bardhë”. Buxheti nuk ka të holla, e pushtetasit ndërtojnë rrokaqiej për vetën dhe familjarët e tyre; Kosova në terr, e rryma eksportohet jashtë; uji nuk vie me javë, edhe pse depozitat e tij janë të stërmbushura. Institucionet e arsimit të lartë me emra bombastik vjedhin padrejtësisht kohën tonë, duke premtuar kualitet dhe dije, shumë nga ta fyejnë padrejtësisht inteligjencën tonë.

Sistemi i drejtësisë lëngon, në vendin ku krimi lulëzon çdo ditë. Ku të pandehurit kushtëzojnë, gjykatat provokojnë, ky liria gjykohet, ku të vdekurit manipulohen, ku policët rrahen nga qytetarët dhe ku siguria është s’ka kuptim. Ku ajo që s’u bë dot me ushtri po bëhet me tregti… Në vendin tim… Disa xhihadë e disa evanxhelistë, disa në kokë haxhi e në zemër pagan, të tjerët me pesë kryqe në qafë e në shpirt ateist. Disa lindin dhe jetojnë edhe pse këtë nuk e meritojnë fare, po tek e fundit kush jemi ne të gjykojmë? Fundin ua lash juve… vetëm më tregoni është kjo vdekja në parajsë apo… ferri dantesk…?!

Në trend

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori