LAJMI I FUNDIT:

“Elifi” shfaq linjat trupore në plazhet turke

“Elifi” shfaq linjat trupore në plazhet turke

Tuba Buyukustun është bërë e famshme me shumë role në serialet televizive turke.

Te shqiptarët njihet më shumë si “Elifi” i serialit “Kara Para Ask”, ku ka luajtur në rolin kryesor të femrës si dhe “Suhanit”, në serialin “Cesur ve Guzel”.


Ajo duket se këtë vit nuk është angazhuar edhe shumë në projekte filmike, por edhe ato televizive dhe teatrale dhe po kalon kohën më shumë në shoqëri të familjes.

Zeshkania ka filluar pushimet verore dhe së bashku me fëmijët po shijon çdo moment në plazhet fantstike turke të Bodrumit.

Bukuroshja kësaj radhe nuk është shoqëruar nga i dashuri, Umut Evigren, me të cilin ka një vit që ka nisur romancën pas shkurorëzimit nga producenti dhe aktori, Onur Saylak.

Ndryshe, aktorja raportohet që gjatë verës do të fillojë xhirimet e një projekti të ri televiziv, ku do të shfaqet në një serial të ri. /Telegrafi/