Artistët shqiptarë që kanë depërtuar jashtë vendit nuk kanë qenë të paktë, e bashkë me të viteve të fundit po iu bashkohen edhe emrat e suksesshëm të fushës së teknologjisë, disa prej të cilëve sot janë zhvillues të aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe po bëjnë namin nëpër botë.
E në mesin e tyre, gjendet edhe një vajzë nga Kosova e cila suksesin e ka në të dyja këto fusha. Eldita Tarani, një artiste me origjinë nga Gjakova, ka tash e sa vite që është shpërngulur dhe jeton dhe vepron në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Telegrafin, Eldita tregon se çfarë pune bën saktësisht për kompaninë Google dhe mënyrën se si arriti deri te gjiganti teknologjik.
“Jam duke punuar që një vjet, që kur kam emigruar në Amerikë, në Kaliforni. Kam filluar të punoj në një profesion që ka qenë fillimisht i paditur për mua. Kur fillimisht kam nisur të interesohem dhe të studioj psikologjinë dhe pastaj kam zbuluar që qenka një profesion që po i bashkon shkencën dhe teknologjinë, edhe jam fascionuar edhe kam dashur të di më shumë edhe të mësoj se si ta praktikoj atë profesion që sot më në fund arrita të punoj për Google, quhet ‘User Experience Researcher’ apo ne Shqip ‘Hulumtuese e Përvojave Njerëzore në Teknologji’ dhe aplikohet më shumë te produktet që kanë më shumë përfshirje të madhe të përdoruesve”, tha Eldita Tarani për Telegrafin.

Ajo këto u rikthye në vendlindje, për të mbajtur një ligjëratë frymëzuese për të rinjtë në vendlindjen e saj, e bashkë me veten solli edhe një mysafire speciale nga Google.
“Në ICK kam me qenë unë dhe kolegia ime e Google, Jennifer Brennan, që është menaxhere e UX në Google. Do ta mbajmë një ligjëratë një orë e gjysmë edhe në detaje të tregojmë se çka është, pse ka rëndësi dhe pse duhet të merret parasysh nga kompanitë dhe të ekzistojë si profesion”, theksoi Tarani.

Krahas teknologjisë, ajo është në ndërtim e sipër edhe të një karriere muzikore. Eldita është pjesë një grupi amerikan që kultivojnë muzikë ‘rock’ dhe numërojnë disa paraqitje të rëndësishme me bendin e saj.
“Para se gjithave, para Google, psikologjisë, teknologjisë ka qenë muzika e para. Domethënë në momentin kur e kam kuptuar që do të merrem me muzikë, kam qenë katër vjeçe. Edhe babai im, i cili ka qenë një person që e ka dashur shumë muzikën me shpirt, ka qenë kitarist, ka shkruar shumë këngë të bukura dhe ia ka dedikuar krejt jetën e vet thuajse muzikës – më ka dhuruar një gramafon me një koleksion prej 20 pllakave (vinyl) mes të cilave kanë qenë The Beatels, Pink Floyd, Bob Dylan e të tjerë, dhe aty kam rënë në dashuri me muzikën dhe e kam ditur se diçka do të bëj”, thotë ajo.

Për Telegrafin, Eldita tregoi edhe detajet e albumit të parë (EP) të publikuar në tregun e huaj.
“Studiova piano në muzikë, shkollë fillore dhe gjatë gjithë kohës isha me muzikë, muzikë majtas-djathtas dhe diku tek të 20-tat fillova të merrem e muzikën ‘rock’ në Kosovë. Kur shkova në Amerikë të studioj takova njerëz që dëgjojnë muzikën që mua më pëlqen, kompozojnë, bëjnë produksion dhe krijuam një bend i cili quhet Invisible Light Agency (ILA) dhe filluam të shkruajmë bashkë muzikë në San Francisko. Publikuam një mini-album (EP), dhe pastaj një label lokal na dha mundësinë të bëjmë një pllakë (vinyl) albumin tonë të dytë i cili quhet ‘ILA’, domethënë është album i vetë-titulluar”, tha Eldita.

Ajo tha se talentin për muzikë e ka të trashëguar nga babai i saj dhe sukseset në këtë fushë ia dedikon atij.
“Albumi i është dedikuar babait tim, Elmir Tarani. Siç e thash ai ka qenë inspirimi im që të filloj ta dua muzikën dhe të merrem me muzikën dhe këto katër këngë ia kemi dedikuar atij. Ai ka besuar në ne edhe unë kam vendosur që ky album të jetë për të i dedikuar.

Për fund, Eldita motivoi të gjithë të rinjtë e Kosovës me një mesazh përmbyllës, duke i inkurajuar që të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre
“E di që tingëllon si klishe sepse të gjithë e kanë këtë mesazh por dua t’iu them të rinjve që njëmend që të mos dorëzohen, të aspirojnë në atë që duan. Nëse në diçka që shpirti të fle, nëse mendon që je i mirë në diçka, nuk kanë rëndësi mendimet e të tjerëve. Fillo t’i bësh gjërat, shiko ku mund ta çosh veten me ëndrrat e tua. Mos hiqni dorë asnjëherë prej ëndrrave”, shtoi artistja nga Gjakova”.

E për të gjithë ata që e kanë një dilemë nëse sukseset planetare mund të arrihen nga vendi ynë, artistja dhe punonjësja e Google tha për fund që as aq duhet ta vënë në dyshim këtë fakt, pasi suksesi nuk ka vend të caktuar lulëzimi.
“Mendoj që një kosovar nëse vendos të i ekpsozohet edukimit ose muzikës së mirë, patjetër që ka mundësi të shkojë shumë lartë dhe ta gjejë veten në atë që i pëlqen të bëjë dhe në atë që e ka ëndërr”, përfundoi Eldita për Telegrafin.

Eldita dhe grupi i saj Invisible Light Agency kanë të publikuar tashmë dy albume dhe janë pjesë aktive e performancave live në muzikën ‘rock’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jetuan për disa vite në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen përfundimisht në Shqipëri

Beniada vë në plan të parë figurën e admiruar në pozat e reja

Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Pierce Brosnan dhe djali i tij pozuan së bashku dhe mahnitën fansat

Neymar sërish në telashe në lidhjen me të dashurën shtatzënë, xhirohet me dy femra në Spanjë

Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias