LAJMI I FUNDIT:

Ekziston një opsion i fshehur në Instagram për t’i ngarkuar fotografitë me kualitet të lartë, edhe kur keni rrjet të dobët interneti

Ekziston një opsion i fshehur në Instagram për t’i ngarkuar fotografitë me kualitet të lartë, edhe kur keni rrjet të dobët interneti

Nëse jeni përdorues i Instagramit, e dini se ideja në platformë është ndarja e fotove dhe videove me cilësi të lartë.

Sidoqoftë, krijimi i postimeve tërheqëse në Instagram mund të jetë vështirë nëse përmbajtja që shpërndani është me kualitet të dobët, transmeton Telegrafi.


Kjo ndodh nëse nuk aktivizoni opsionin për t’i ngarkuar fotot dhe videot me cilësi të lartë në aplikacionin Instagram.

Ndonëse mund të mos shihni përmirësim drastik në cilësinë e fotografive pasi të aktivizoni opsionin për t’i ngarkuar me kualitet të lartë, veçoria mund të jetë e dobishme në përmirësimin e cilësisë së videove tuaja.

Por, pse postimet tona në Instagram dalin me kualitet të dobët?

Për të ofruar një performancë të normale në telefonat tuaj, Instagrami ‘ulë’ cilësinë e fotove dhe videove në bazë të kapacitetit të rrjetit tuaj në celular.

Kjo do të thotë se edhe imazhet ose videot me cilësi të lartë kompresohen për të kursyer hapësirën e memories në serverët e Instagramit dhe në telefonin tuaj. Kjo e ndihmon aplikacionin të ngarkojë më shpejt imazhet dhe videot.

Si ta kuptoni nëse dikush ka hyrë në llogarinë tuaj në Instagram?
Lexo po ashtu Si ta kuptoni nëse dikush ka hyrë në llogarinë tuaj në Instagram?

Nëse ngarkoni foto ose video përmes rrjetit celular ose edhe nga rrjeti Wi-Fi me internet të dobët, rezultati përfundimtar do t’i bëjë postimet dhe storjet të duken me kualitet të keq.

Kjo është arsyeja pse duhet të keni internet të shpejtë dhe të qëndrueshëm për të ngarkuar imazhe dhe video.

Si të aktivizoni veçorinë për ngarkimin e imazheve me kualitet të lartë në Instagram

Normalisht, që për ta aktivizuar këtë veçori duhet të dini që mund të dallojë nëse përdorni Android ose iOS, pasi opsioni mund të jetë i vendosur diku tjetër në secilin sistem operativ.

Si mund ta aktivizoni në Android?

Duke supozuar se e keni instaluar versionin më të fundit të aplikacionit Instagram në Android, është e nevojshme të përdorni versionin më të fundit të aplikacionit. Kjo eliminon çdo mundësi të gabimeve.

Për ta aktivizuar veçorinë ndiqni këto hapa;

Hapi i parë, hyni fillimisht në Instagram në telefonin tuaj;

Hapi i dytë, klikoni tek ikona e profilit në këndin e poshtëm djathtas për të shkuar te profili juaj;

Hapi i tretë, klikoni tek tre linjat horizontale në këndin e sipërm djathtas për të hapur menunë;

Hapi i katërt, klikoni tek butoni Settings tek dritarja që iu është hapur;

Hapi i pestë, pasi të keni hyrë tek Settings, shtypni opsionin Account;

Hapi i gjashtë, në opsionin e Account do t’ju shfaqen një sërë opsionesh por ju klikoni tek “Cellular data use”;

Hapi i shtatë, pasi të keni arritur deri këtu duke ndjekur të gjitha pikat, krejt çka ju mbetet në fund është të klikoni tek opsioni “Upload at highest quality”.

Por, si ta aktivizoni këtë veçori tek përdoruesit e sistemit operativ iOS?

Aktivizimi i kësaj veçori në iPhone është shumë i ngjashëm me Android. Dallimi i vetëm është emri i menusë.

Hapi i parë, hapni aplikacionin e Instagramit;

Hapi i dytë, klikoni tek ikona e profilit në këndin e poshtëm djathtas për të shkuar te profili juaj;

Hapi i tretë, prekni opsionin e tre vijave horizontale tek këndi i sipërm djathtas;

Hapi i katërt, klikoni tek Settings, pasi të jetë shfaqur menyja (apo dritarja e re);

Hapi i pestë, pasi të keni shkuar në Settings, klikoni tek opsioni Account;

Hapi i gjashtë, pas kësaj do të klikoni tek butoni “Data usage”;

Hapi i shtatë, tek hapi i fundit krejt çfarë ju duhet është të klikoni tek opsioni “Upload at highest quality”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Kalo në kategori