LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutohet shkencëtari bërthamor iranian

Ekzekutohet shkencëtari bërthamor iranian

Një shkencëtar bërthamor iranian, i ndaluar që nga viti 2010, është ekzekutuar, ka bërë të ditur familja e tij.

Nëna e iranianit Shahram Amiri, tha se trupi i djalit të saj ishte kthyer në vendlindjen e tyre me shenja të litarit rreth qafës së tij, duke treguar se ai kishte qenë i varur


Ai ishte varrosur vonë.

Amiri ishte mbajtur në një vend të fshehtë pas kthimit nga SHBA, ku kishte thënë se ishte marrë me forcë nga CIA.

Disa raporte thonë se ai kishte njohuri të thella për programin bërthamor të Iranit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ai kishte lindur në vitin 1977, ndërsa kishte qenë i zhdukur që pas marrjes peng nga një pelegrinazh, në Mekë, gjatë vitit 2009.

Ai ishte shfaqur një vit më vonë në SHBA, ku kishte thënë se ai kishte qenë i rrëmbyer dhe se ishte vënë nën presion të madh psikologjik nga CIA, për të zbuluar më shumë informacione për programin bërthamor.

Në një video incizim, që ishte bërë në SHBA, ai kishte thënë “Ata më morrin mua në një shtëpi, që nuk e dija se ku ndodhet. Ata më dhanë mua një injeksion anestetik”.

Ndërsa, në një tjetër video të publikuar, ai thoshte se kishte ikur nga burgu amerikan, dhe ishte kthyer në Teherannë vitin 2010, ku ishte mirëpritur si hero.