LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutohet një shqiptar në Itali, trupi i tij u gjet në rrugë nga karabinierët

Ekzekutohet një shqiptar në Itali, trupi i tij u gjet në rrugë nga karabinierët

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si 32-vjeçari Edvin Sadiku, u vra më armë zjarri në Itali.

Trupi i tij u gjet nga karabinierët në një rrugë dytësore në periferinë e Grumo Apula, në afërsi të Barit.

Sadiku ishte i njohur për autoritetet italiane pasi kishte precedentë penalë për trafik droge dhe dyshohet që vrasja e tij të ketë lidhje pikërisht me këto aktivitete kriminale.

Pas mbikëqyrjes paraprake të vendngjarjes, hetuesit thanë se Sadiku u qëllua me tre plumba, një prej të cilëve në kokë, që rezultoi me fatalitet.

Mësohet se viktima është qëlluar nga fare pranë, në stil ekzekutimi, përcjell tch.

Autoritetet italiane thanë se në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja të dy armëve të ndryshme dhe kjo bën të dyshohet se kanë qenë dy agresorë. Hetimet që kanë nisur po kryhen nga karabinierët e Modunjos dhe nga qendra investigative.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori