LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutivi i këqyrë filxhanët!

Më në fund e kuptova se si po e di Qeveria krejt çka ka me ndodhë në të ardhmen. Rren paska qenë se ende informohen nga SHIK-u! Përpos nëse ata e kanë blerë Facebookun! Jo se s’kanë pare, por, nuk po e shesin! As nuk po e nacionalizojnë! Është ide!

E në Facebook qenka një faqe ku të interesuarit munden me “shiku” filxhanin, online! Pra, e kuptuat! I pinë kafet në Qeveri dhe secili me filxhan në dorë drejt e te vendi. Drejt e te fallxhorja virtuale! Ajo pastaj ja nisë me e deshifru lojën misterioze të dritës dhe hijes në filxhanin e ministrave! Filxhani i shefit është përmbledhës, por përmbajtja e tij nuk bëhet publike! Se, nuk ban me u marrë vesh se çka dhe ku po shet! Kryesorja, një raport përmbledhës nga filxhanët dhe ky pastaj bëhet program qeveritar.


Ndodhë, nganjëherë, që edhe opozita pi kafe, virtuale! Propozon diçka dhe bahet interesant. Sidomos kur duhet me përhumbë diçka tjetër që këta nuk po donë me u pa në filxhan të qeverisë. Si privatizimet, për shembull! Mbulo e mbulo dhe kështu dyshimet për korrupsion bëhen krejt reale. Dikur thoshin se po i kërcejnë vetes në bark. Por, shshshsht… se deputetët nuk dinë asgjë për privatizimet. Ata e përfaqësojnë veç popullin, e populli s’ka nevojë me i dijtë krejt. Mjafton që (s)i din as Qeveria! Por, as Qeveria s’ka nevojë me dijtë. Mjafton të dëgjojë! Dhe të inkasojë!

E, Parlamenti është institucion këshillëdhënës i qeverisë dhe ambasadave! Herë pas here, kur duan me e vetë najsend!

Por, deputetët dinë të deklarohen edhe kundër, me raste! Për shembull, para pak ditësh, votuan kundër drogës nëpër shkolla. Kështu shkruante në njërën nga gazetat tona ditore. Ky lajm më mbushi entuziazëm! Më në fund, thash! Pata filluar të dyshoj se, dorën në zemër, duke i ndjekur herë pas here zhvillimet në Kuvend, po më shkonte mendja se edhe ata po e përdorin me raste. Sidomos kur votonin përkundër arsyes së shëndoshë, apo përkundër parimeve të deklaruara!

E për dallim prej deputetëve, ekzekutivi ynë nuk ka ndejtë duarkryq. Si mundeni me marrë me mend nga emri, ekzekutivi ynë ka edhe kompetenca ekzekutive, përpos në disa pjesë të territorit të vendit. Për këto 13 vite ka pasur suksese që ia vlen me i përmend. Në Mitrovicë për shembull këto ditë u kapën dy veta tuj tymosë, por nuk e pata të qartë a ishte apo jo nën urë! Nëse ka qenë nën urë, lejohet! Ka simbolikë! Nejse, ka rastisur të kapet edhe ndonjë dërgesë në doganë e cila nuk ka arritur të futej në rutën e zakonshme. I ka ngatërru oraret ! Ndodhë edhe kjo, se njerëzit gabojnë! E tregu plot!

Ndoshta vet shkollat, në vrullin e liberalizimit të përgjithshëm, mund të kenë keqkuptuar se është i lejuar edhe prodhimi i substancave narkotike nëpër shkolla. Për me plotësu buxhetin! Kjo substancë, ndryshe e quajtur me përkëdhelje edhe “bari”, ndoshta është mbjellë në vet kopshtet e shkollës, në orët e edukatës qytetare. Ose nëpër laboratorë, në orët e kimisë! Me u ba si në filma. Prandaj, kjo e rrezikon konkurrencën! Vet Afganistani duhet të ketë denoncuar! Nuk duhet lejuar, kurrqysh!

Përndryshe, si do të mund të kishte shtrirje kaq të gjerë, ku 20 për qind e nxënësve të jenë përdorues, sipas të dhënave të fundit. Me këtë standard!? Pastaj, ne e kemi një polic në 2000 banorë.

E Parlamenti u bë teatri më i shikuar! Konkurrencë edhe në kulturë! Deri tash folëm për “kulturën e barit”! Por, në të njëjtën seancë u fol edhe për gjëra të parëndësishme. Opozita po e lodhte kot ministrin e zhvillimit ekonomik, me pyetje koti, duke treguar mungesë të kulturës opozitare. Kush janë aksionarë të “Axos”-it ? A është pyetje kjo? Ashiqare opozita nuk po ia do të mirën qeverisë. Po e provokon me cikërrima!

Por, në fund të fundit çka janë për ne 277 milionë! Veç nja 25 kilometra asfalt! Çka janë për qeveritarët tonë 25 kilometra asfalt ?! Hajgare! Kanë realizuar këta edhe projekte miliardëshe. Pastaj, kurrë nuk kanë qenë cikërrimtarë me u prishë me dikë që ka rëndësi strategjike për dhjetëra milion! Apo qindra!

Megjithatë, ne si qytetarë duhet të dimë: e di apo jo, Qeveria?! Kaq na duhet për me u rahatu!

Opozita, si dyshuese kujdestare, ka shprehur dyshimin e (pa)bazuar se ndër aksionarët ndodhen edhe biznese të afërta me qeverinë. Rrjedhimisht, krejt procesin e vë në dyshim. Personalisht nuk kam asgjë kundër që ndër bashkëpronarët të ketë edhe vendorë. Madje, po të ishte në dorën time do ta bëja kusht këtë! Do ta bëja kusht që asnjë biznes i huaj të mos mundet me konkurru pa e pasë ortak edhe një biznes vendorë! Por, përse krejt kjo të mos jetë transparente, pasi është fjala për një pronë publike që po privatizohet. Bëjeni pra publike listën e aksionarëve dhe mbylljani gojën opozitës. Hiqini dyshimet dhe lejojeni kompaninë të funksionojë pa telashe.

Kur përmenden emra si “British Telecom” dhe “Deutsche Telecom”, personalisht jam shumë i prirë të besoj se ata nuk hyjnë në kombinime të jashtëligjshme! Madje, vetëm po të përmendej emri i tyre në ndonjë aludim për aktivitet të jashtëligjshëm, ata do të reagonin për të mbrojtur emrin e vet! S’e në botën e biznesit të ligjshëm, emri është vlera kryesore!

Te ne emri nuk çmohet shumë! Çmohen asetet! Por, dolëm pak prej teme…!

Kryesorja, Kuvendi u deklarua kundër drogës në shkolla. Për tjerat nuk është gajle. Me i mbrojt fëmijët se të rriturit janë përgjegjës për veten e tyre. Veç duhan nuk bënë me pi në vende publike. Kështu, duhani nuk lejohet në shkolla, në kafene as kurrkund tjetër. E “bari”, po! Fundja, Qeveria nëpër bari është rritë!

Gajlja ime më e madhe është se me ndalu drogën nëpër shkolla, mos po ja nisin fëmijët prapë me pi duhan ! Pastaj, me çka me i harru gajlet e tyre prej tinejxherësh?! Kjo, nuk ban! Se, duhani seriozisht e dëmton seriozisht shëndetin. E kam lexuar në kuti të duhanit!

Pastaj, te ne kur ndalohet diçka, atëherë fillon me lulëzu…!

Gjëja e fundit me të cilën kishte premtuar të merrej seriozisht kjo qeveri, ka qenë korrupsioni…!

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori