LAJMI I FUNDIT:

Ekuadori është goditur nga 40 milionë sulme kibernetike, që kur Assange u arrestua në Londër

Ekuadori është goditur nga 40 milionë sulme kibernetike, që kur Assange u arrestua në Londër

Ekuadori thotë se ka qenë cak i mbi 40 milionë sulmeve kibernetike që kur Julian Assange u arrestua pesë ditë më parë.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, i hoqi Assange statusin e azilit të enjten, duke lejuar policinë e Mbretërisë së Bashkuar të arrestonte atë në ambasadën e Londrës, në të cilën ai qëndroi për gati shtatë vjet.


Julian Assange: Momente nga jeta e themeluesit të WikiLeaks në ambasadën ekuadoriane, të kapura nga kamerat e sigurisë (Video)
Lexo po ashtu Julian Assange: Momente nga jeta e themeluesit të WikiLeaks në ambasadën ekuadoriane, të kapura nga kamerat e sigurisë (Video)

Kjo ndodhi pasi që Moreno e akuzoi Assange për ndërhyrjen në “proceset e shteteve të tjera” dhe “spiunim”.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, që nga arrestimi, një numër i madh sulmesh në internet janë drejtuar në faqet e internetit të qeverisë ekuadoriane nga grupe në mbështetje të themeluesit të WikiLeaks.

Kush është Julian Assange, i arrestuar në Londër: Çfarë bëri themeluesi i WikiLeaks, pse u arrestua dhe si i kaloi shtatë vitet në azil politik (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kush është Julian Assange, i arrestuar në Londër: Çfarë bëri themeluesi i WikiLeaks, pse u arrestua dhe si i kaloi shtatë vitet në azil politik (Foto/Video)

Kështu së paku citohet të ketë thënë për AFP, Patricio Real, zëvendësministri i vendit për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.

Siç thuhet tutje, pjesa më e madhe erdhi nga SHBA, Brazili, Holanda, Gjermania, Rumania, Franca, Austria dhe Britania e Madhe.

Si dhe pse Ekuadori përfundimisht "u lodh" nga Julian Assange dhe ia ndëpreu strehimin atij në ambasadën në Londër
Lexo po ashtu Si dhe pse Ekuadori përfundimisht "u lodh" nga Julian Assange dhe ia ndëpreu strehimin atij në ambasadën në Londër

Ndërsa Javier Jara, nënsekretar i departamentit të qeverisjes elektronike të ministrisë së telekomunikacioneve, tha për AFP se sulmet ishin “volumetrike”. /Telegrafi/